Makita PLM4628N - Manual de instrucciones - Página 26

Makita PLM4628N Cortacésped – Manual de instrucciones en formato pdf, léalo en línea gratis. Esperamos que le ayude a resolver cualquier duda que pueda tener al utilizar el aparato.

Si aún tiene preguntas, escríbalas debajo del manual de instrucciones.

"Estamos cargando el manual" significa que debe esperar a que se cargue el archivo para poder leerlo en línea. Algunos manuales son muy pesados y el tiempo que tardan en aparecer depende de su velocidad de internet.
Página:
/ 76
Estamos cargando el manual
background image

185

9. UDHËZIMET PËR VAJOSJEN

KUJDES:

 SHKËPUTENI KANDELËN PËRPARA 

VEPRIMEVE TË MIRËMBAJTJES.
1. RROTAT - Vajosni kushinetat e çdo rrote së paku një 

herë për seancë me vaj të lehtë.

2. MOTORI - Ndiqni manualin e motorit për udhëzime të 

vajosjes.

10. PASTRIMI

KUJDES:

 Mos e lani motorin me ujë me zorrë. Uji 

mund të dëmtojë motorin ose të ndotë sistemin e 
karburantit.
1. Pastrojeni platformën me leckë të thatë.
2. Pastroni me zorrë nën platformë duke e anuar 

kositësen në mënyrë që kandela të jetë lart.

10-1 PASTRUESI I AJRIT TË MOTORIT

KUJDES:

 Mos lejoni mbledhjen e papastërtive 

apo të pluhurit sa të bllokojnë elementin me shkumë të 
filtrit të ajrit. Elementi i pastrimit të ajrit të motorit duhet të 
mirëmbahet (pastrohet) pas 25 orësh kositjeje normale. 
Elementi me shkumë duhet të mirëmbahet rregullisht 
nëse kositësja përdoret në kushte të thata dhe pluhuri.

Për të PASTRUAR FILTRIN E AJRIT

1. Ngrini gjuhëzat në pjesën e sipërme të kapakut të 

filtrit.

2. Hiqni kapakun e filtrit.
3. Pastrojeni elementin e filtrit në ujë me sapun. 

MOS 

PËRDORNI BENZINË!

4. Thajeni me ajër elementin e filtrit.
5. Hidhni disa pika vaji SAE30 në filtrin me shkumë dhe 

shtypeni mirë për të larguar vajin e tepër.

6. Riinstaloni filtrin.

SHËNIM: Zëvendësojeni filtrin nëse është ngrënë, 
konsumuar, dëmtuar apo nëse nuk mund të 
pastrohet. (Fig. 12)

10-2 TEHU I PRERJES

KUJDES:

 Sigurohuni ta shkëputni dhe ta 

tokëzoni telin e kandelës përpara se të punoni mbi tehun 
e prerjes, për të parandaluar ndezjen aksidentale të 
motorit. Mbroni duart duke veshur doreza të trasha apo 
duke përdorur stof të trashë për të kapur tehet e prerjes. 
Anojeni kositësen siç përcaktohet në manualin e posaçëm 
të motorit. Hiqni bulonin heksagonal dhe rondelën që 
mbajnë tehun dhe grupin e tehut në boshtin e motorit. 
Hiqni tehun dhe grupin nga boshti. 

VINI RE:

 Inspektoni kohë pas kohe grupin e tehut 

për plasaritje, sidomos nëse keni goditur sende të huaja. 
Ndërrojeni nëse është e nevojshme.
Për rezultate më të mira, tehu duhet të jetë i mprehtë. 
Tehu mund të rimprihet duke e hequr dhe duke e 

smeriluar apo limuar për të ruajtur sa më shumë mprehjen 
fillestare. Është tejet e rëndësishme që çdo anë e tehut të 
mprihet njësoj për të shmangur luhatjen në drejtpeshim. 
Nëse tehu nuk ka drejtpeshimin e duhur do të ketë dridhje 
të tepërta që shkaktojnë eventualisht dëmtimin e motorit 
dhe të kositëses. Sigurohuni ta drejtpeshoni siç duhet 
tehun pas mprehjes. Tehu mund të testohet për 
drejtpeshim duke e balancuar në kaçavidë me bosht të 
rrumbullakët. Hiqni metal nga ana e rëndë derisa të 
drejtpeshojë njësoj.
Përpara rimontimit të tehut dhe të grupit të tehut në 
pajisje, vajosni boshtin e motorit dhe sipërfaqen e 
brendshme të grupit të tehut me vaj të lehtë. Instaloni 
përshtatësin e tehut në bosht. Referojuni 

Fig. 13

Vendoseni tehun me numrin e detalit nga ana e kundërt e 
grupit. Drejtojeni rondelën mbi teh dhe futni bulonin 
heksagonal. Shtrëngojeni bulonin me fuqinë e përmendur 
më poshtë:

10-3 FUQIA E SHTRËNGIMIT TË TEHUT

Buloni qendror 35 Nm - 45 Nm, për të garantuar punë të 
sigurt të pajisjes. Të gjithë bulonat dhe dadot duhen 
kontrolluar herë pas herë për shtrëngimin e duhur.
Pas përdorimi të gjatë, sidomos në kushte toke me rërë, 
tehet do të konsumohen dhe do të humbasin disi formën 
fillestare. Efikasiteti i prerjes do të bjerë dhe tehu do të 
duhet ndërruar. Ndërrojeni vetëm me tehe zëvendësimi të 
miratuara nga fabrika. Dëmtimi i mundshëm nga tehu i 
padrejtpeshuar mirë nuk është përgjegjësi e prodhuesit.
Kur ndërroni tehun duhet të përdorni llojin origjinal të 
shënuar mbi të (Makita 263001451) (për të porositur tehe 
kontaktoni me shitësin vendor apo telefonojini kompanisë 
sonë, shikoni kopertinën). 

10-4 MOTORI

Referojuni manualit të posaçëm të motorit për udhëzime 
të mirëmbajtjes së motorit.
Mirëmbani vajin e motorit sipas udhëzimeve në manualin 
e posaçëm të motorit të paketuar me pajisjen. Lexoni dhe 
ndiqni udhëzimet me kujdes.
Në kushte normale pune mirëmbajeni pastruesin e ajrit 
sipas manualit të posaçëm të motorit.
Pastrojeni çdo disa orë nëse punohet në kushte me 
shumë pluhur. Rendimenti i rënë dhe mbytja e motorit 
tregon se duhet mirëmbajtur pastruesi i ajrit.
Për të mirëmbajtur pastruesin e ajrit, referojuni manualit të 
posaçëm të motorit të paketuar me pajisjen.
Kandela duhet të pastrohet dhe marzhi të rivendoset një 
herë për seancë. Rekomandohet ndërrimi i kandelës në 
fillim të çdo stine kositjeje; kontrolloni manualin e motorit 
për llojin e duhur të kandelës dhe specifikimet e marzhit.
Pastrojeni motorin rregullisht me leckë apo furçë. Mbajeni 
pastër sistemin e ftohjes (zonën e fryrjes me ajër) për të 
lejuar qarkullimin e duhur të ajrit, gjë që është themelore 
për rendimentin dhe jetëgjatësinë e motorit. Sigurohuni të 
hiqni barin, papastërtitë dhe mbetjet e ndezshme nga 
zona e marmitës.

instruccionespdf.com
¿Tiene más preguntas?

¿No ha encontrado la solución a su problema en el manual o tiene otros problemas? Haga su pregunta en el siguiente formulario con una descripción detallada de su situación para que otras personas y expertos puedan responderla. Si sabe cómo resolver el problema de otra persona, ayúdele :)

Hacer una pregunta