Makita PLM4630N2 Cortacésped – Manual de instrucciones en formato pdf, léalo en línea gratis. Esperamos que le ayude a resolver cualquier duda que pueda tener al utilizar el aparato.
Si aún tiene preguntas, escríbalas debajo del manual de instrucciones.
"Estamos cargando el manual" significa que debe esperar a que se cargue el archivo para poder leerlo en línea. Algunos manuales son muy pesados y el tiempo que tardan en aparecer depende de su velocidad de internet.
261
SHQIP
Shpjegim i pamjes së përgjithshme
VINI RE:
Për sigurinë tuaj ju lutemi ta lexoni këtë manual para se të
përdorni njësinë tuaj. Moszbatimi i udhëzimeve mund të
shkaktojë lëndime të rënda personale. Kaloni pak kohë
për tu familiarizuar me përdorimin e kositëses para
përdorimit. Mbajeni këtë manual në një vend të sigurt, në
mënyrë që informacioni të jetë kurdoherë i disponueshëm.
Nëse ia jepni pajisjen një personi tjetër, jepini edhe
udhëzimet e përdorimit dhe rregulloren e sigurisë.
Përdorimi i caktuar
Pajisja duhet të përdoret vetëm për funksionet e
parashikuara. Çdo përdorim tjetër quhet keqpërdorim.
Përdoruesi/operatori dhe jo prodhuesi do të quhen
përgjegjës për dëmtime ose lëndime të shkaktuara si
rezultat i kësaj.
Kositësi i barit me benzinë synohet të ketë përdorim privat
d.m.th. pritet të përdoret në shtëpi dhe kopshtari.
Përdorimi privat i kositëses së barit i referohet një kohe
përdorimi vjetore dhe i referohet një kohe përdorimi
vjetore që zakonisht nuk kalon 50 orë pune, kohë gjatë së
cilës makineria përdoret kryesisht për të mirëmbajtur
lëndina të vogla, banimi dhe kopshte shtëpiake/për
argëtim. Përjashtohet përdorimi nëpër ambiente publike,
hapësira sportive dhe përdorime bujqësore/pyjore.
Ju lutemi të vini re se pajisjet tona nuk janë projektuar për
përdorime tregtare, profesionale ose industriale. Garancia
jonë bëhet e pavlefshme nëse makineria përdoret për
qëllime tregtare, profesionale ose industriale apo për
qëllime të barasvlershme. Udhëzimet e përdorimit që
jepen nga prodhuesi duhet të ruhen dhe të përdoren për
t’u siguruar që kositësi i barit të përdoret dhe mirëmbahet
si duhet. Udhëzimet përmbajnë informacion të vlefshëm
për përdorimin, mirëmbajtjen dhe kryerjen e shërbimit.
E rëndësishme! Për shkak të rrezikut të lartë për lëndim
trupor të përdoruesit, kositësi i barit nuk duhet të përdoret
për krasitjen e shkurreve, gardheve ose gëmushave apo
për të prerë bimësinë e lartë, çatitë ose ballkonet për të
pastruar (thithur) ndotjen dhe mbetjet e vendkalimeve apo
për të krasitur pemët apo gardhet. Për më tepër, kositësi i
barit nuk duhet të përdoret si kultivues i motorizuar për të
niveluar zona me lartësi si pirgjet e dheut.
Për arsye sigurie, kositësi i barit nuk duhet të përdoret si
njësi drejtimi për vegla pune apo paketa veglash të asnjë
lloji.
1. SIMBOLET E SHËNUARA MBI
PRODUKT (në kapakun e
pasmë)
1.
Doreza e kontrollit të frenimit
2.
Doreza e sipërme
3.
Doreza e kontrollit të vetëdrejtimit
4.
Leva e valvulës së shpejtësisë
5.
Doreza e ndezjes
6.
Udhëzuesi i litarit
7.
Leva e kyçjes
8.
Doreza e poshtme
9.
Mbledhësja e barit
10. Leva e rregullimit të lartësisë
11. Gypi i shkarkimit anësor
12. Fleta anësore
13. Platforma
14. Kandela
15. Tapa e vajit
16. Tapa e karburantit
17. Mbajtësja e kabllos
18. Hallka e fiksimit të kabllos
19. Leva e rregullimit të shpejtësisë
20. Pyka e mulkimit
21. Treguesi i nivelit
22. Bulona
23. Rondele
24. Çelësi i kyçjes
25. Dado kyçëse
26. Ingranazhi i rregullimit të këndit
27. Butoni
28. Tapa e vajit/Matësi
29. Kufiri i sipërm maksimal
30. Kufiri i ulët minimal
31. Vida
32. Gjuhëza
33. Mekanizmi i bllokimit
Lexoni manualin e përdorimit.
Mbajini larg kalimtarët.
Kushtojini më shumë kujdes duarve dhe
këmbëve të përdoruesit për të shmangur
lëndimet.
Karburanti është i ndezshëm, mbajeni larg
zjarrit. Mos hidhni karburant me pajisjen
ndezur.
Avuj toksikë; Mos e përdorni brenda shtëpisë.
Kur kositni, mbani syze dhe kufje për
mbrojtjen e vetë përdoruesit.
Kur ta riparoni, hiqeni kandelën dhe në vijim
riparojeni sipas manualit të përdorimit.
Kujdes: Motori i nxehtë.
¿Tiene más preguntas?¿No ha encontrado la solución a su problema en el manual o tiene otros problemas? Haga su pregunta en el siguiente formulario con una descripción detallada de su situación para que otras personas y expertos puedan responderla. Si sabe cómo resolver el problema de otra persona, ayúdele :)