Makita PLM4630N2 - Manual de instrucciones - Página 26

Makita PLM4630N2 Cortacésped – Manual de instrucciones en formato pdf, léalo en línea gratis. Esperamos que le ayude a resolver cualquier duda que pueda tener al utilizar el aparato.

Si aún tiene preguntas, escríbalas debajo del manual de instrucciones.

"Estamos cargando el manual" significa que debe esperar a que se cargue el archivo para poder leerlo en línea. Algunos manuales son muy pesados y el tiempo que tardan en aparecer depende de su velocidad de internet.
Página:
/ 67
Estamos cargando el manual
background image

265

6. FUNKSIONI

Këto kositëse bari mund të përshtaten jashtë funksionit të 
tyre normal, sipas qëllimit:
Nga kositëse bari me mbledhje të pasme në:
1. Kositëse me mulkim ose si
2. Kositëse me shkarkim anësor. 
Çfarë është mulkimi?
Gjatë mulkimit, bari pritet në një hap pune, pastaj grihet 
dhe i kthehet tokës si pleh natyral.
Këshilla për kositje me mulkim:
- Shkurtim i rregullt me maks. 2 cm nga 6 cm deri 4 cm 

lartësi bari.

- Përdorni thikë të mprehtë prerjeje.
- Mos kositni barin e lagur.
- Vendos shpejtësinë maksimale të motorit.
- Lëvizni vetëm me ritmin e punës.
- Pastrojeni rregullisht pykën e mulkimit, pjesën e 

brendshme të pajisjes dhe tehun e kositjes.

Nisja nga puna

6-1 Përshtatja për kositëse me mulkim

VINI RE:

 Vetëm me motor të fikur dhe prerës që 

nuk lëviz.
1. Ngrini kapakun e pasmë dhe hiqni trastën e mbledhjes 

së barit.

2. Shtyjeni pykën e mulkimit në platformë. Kyçeni pykën 

e mulkimit me butonin përkatës në hapjen e 
platformës. 

(Fig. 17, Fig. 18)

3. Uleni sërish kapakun e pasmë. 

(Fig. 19)

4. Ngrijeni fletën anësore dhe hiqeni gypin e shkarkimit 

anësor.

6-2 Përshtatja për kositje me shkarkim 

anësor

Vetëm kur motori dhe prerja nuk janë duke 

lëvizur!

1. Ngrijeni kapakun e pasmë dhe hiqeni mbledhësen e 

barit.

2. Montojeni pykën e mulkimit.
3. Zhbllokoni mekanizmin e bllokimit. 

(Fig. 20A)

4. Ngrijeni fletën anësore për shkarkime anësore. 

(Fig. 20B)

5. Montojeni gypin e shkarkimit anësor për shkarkime 

anësore në kunjin mbështetës së fletës anësore. 

(Fig. 21)

6. Uleni fletën anësore - fleta anësore ndodhet në gypin 

e shkarkimit anësor. 

(Fig. 22)

6-3 Kositja me mbledhësen e barit

VINI RE:

 Vetëm me motor të fikur dhe prerës që 

nuk lëviz.
Për kositje me mbledhësen e barit, hiqeni tehun e 
mulkimit dhe gypin e shkarkimit për shkarkime anësore 
dhe montojeni përsëri mbledhësen e barit.
1. Heqja e pykës së mulkimit.

- Ngrini kapakun e pasmë dhe hiqni pykën e mulkimit. 

2. Hiqeni gypin e shkarkimit anësor për shkarkime 

anësore.
- Ngrijeni fletën anësore dhe hiqeni gypin e shkarkimit 

anësor.

- Fleta anësore e mbyll automatikisht hapjen e 

shkarkimit në pjesën e brendshme me anë të forcës 
së sustës.

- Pastrojeni rregullisht fletën anësore dhe hapjen e 

shkarkimit nga mbetjet e barishteve dhe dherave të 
mbetura në të.

3. Montojeni mbledhësen e barit.

- Për ta vendosur: Ngrijeni kapakun e pasmë dhe 

vareni mbledhësen e barit mbi pjesën e pasme të 
kositëses.

- Për ta hequr: Kapeni dhe ngrijeni kapakun e pasmë, 

hiqeni mbledhësen e barit.

7. UDHËZIMET E PËRDORIMIT

7-1 PËRPARA SE TË NISNI

Mirëmbajeni rregullisht motorin me benzinë dhe vaj sipas 
udhëzimeve në manualin e posaçëm të motorit të 
paketuar me kositësen. Lexojini udhëzimet me kujdes. 

(Fig. 23, Fig. 24, Fig. 25, Fig. 26)

VINI RE:

 Nafta është tepër e ndezshme.

Ruajeni karburantin në kontejnerët e krijuar konkretisht 
për këtë qëllim.
Rimbushni vetëm në mjedise të jashtme, përpara se të 
ndizni motorin dhe mos pini duhan gjatë rimbushjes apo 
gjatë punës me karburant.
Mos e hiqni kurrë tapën e serbatorit as mos hidhni naftë 
kur motori është në punë ose kur është i nxehtë.
Nëse derdhet nafta, mos u përpiqni ta ndizni motorin, por 
largojeni pajisjen nga zona e derdhjes dhe shmangni 
krijimin e burimeve të zjarrit derisa të jenë larguar avujt e 
naftës.
Vendosini me kujdes tapat e serbatorit dhe të kontejnerit.
Përpara se ta anoni kositësen e barit për të ruajtur tehun 
apo për të kulluar vajin, hiqni karburantin nga serbatori.

VINI RE:

 Mos e mbushni kurrë serbatorin në 

mjedise të brendshme, me motorin ndezur ose pa e lënë 
motorin të jetë ftohur për së paku 15 minuta pas pune.

7-2 PËR TË NDEZUR MOTORIN DHE 

AKTIVIZUAR TEHUN

1. Mjeti është i pajisur me gominë në skajin e kandelës, 

sigurohuni që laku metalik në skajin e telit të kandelës 
(brenda gominës) të jetë shtrënguar siç duhet mbi 
majën metalike të kandelës.

2. Kur ndizet motori i ftohtë ose i ngrohtë, vendosni 

valvulën distil kudo ndërmjet pozicionit “

” dhe 

”. Kur ndizet motori i ngrohtë dhe e përdorni 

vendoseni valvulën distil në pozicionin “

”. 

(Fig. 27)

3. Duke qëndruar pas pajisjes, kapeni dorezën e 

kontrollit të frenimit dhe mbajeni përkundrejt dorezës 
së sipërme siç tregohet në 

Fig. 28

.

instruccionespdf.com
¿Tiene más preguntas?

¿No ha encontrado la solución a su problema en el manual o tiene otros problemas? Haga su pregunta en el siguiente formulario con una descripción detallada de su situación para que otras personas y expertos puedan responderla. Si sabe cómo resolver el problema de otra persona, ayúdele :)

Hacer una pregunta