Makita PLM4630N2 - Manual de instrucciones - Página 29

Makita PLM4630N2 Cortacésped – Manual de instrucciones en formato pdf, léalo en línea gratis. Esperamos que le ayude a resolver cualquier duda que pueda tener al utilizar el aparato.

Si aún tiene preguntas, escríbalas debajo del manual de instrucciones.

"Estamos cargando el manual" significa que debe esperar a que se cargue el archivo para poder leerlo en línea. Algunos manuales son muy pesados y el tiempo que tardan en aparecer depende de su velocidad de internet.
Página:
/ 67
Estamos cargando el manual
background image

268

VINI RE: 

Inspektoni kohë pas kohe grupin e tehut 

për plasaritje, sidomos nëse keni goditur sende të huaja. 
Ndërrojeni nëse është e nevojshme.
Për rezultate më të mira, tehu duhet të jetë i mprehtë. 
Tehu mund të rimprihet duke e hequr dhe duke e 
smeriluar apo limuar për të ruajtur sa më shumë mprehjen 
fillestare. Është tejet e rëndësishme që çdo anë e tehut të 
mprihet njësoj për të shmangur luhatjen në drejtpeshim. 
Nëse tehu nuk ka drejtpeshimin e duhur do të ketë dridhje 
të tepërta që shkaktojnë eventualisht dëmtimin e motorit 
dhe të kositëses. Sigurohuni ta drejtpeshoni siç duhet 
tehun pas mprehjes. Tehu mund të testohet për 
drejtpeshim duke e balancuar në kaçavidë me bosht të 
rrumbullakët. Hiqni metal nga ana e rëndë derisa të 
drejtpeshojë njësoj. 

(Fig. 37)

Para rimontimit të tehut dhe grupit të tehut në njësi, 
vajoseni boshtin e motorit dhe sipërfaqen e brendshme të 
grupit të tehut me vaj të lehtë. Instalojeni grupin e tehut në 
bosht. Referojuni 

Fig. 37

. Vendoseni tehun me numrin e 

detalit nga ana e kundërt e grupit. Drejtojeni rondelën mbi 
teh dhe futni bulonin heksagonal. Shtrëngojeni bulonin 
heksagonal me fuqinë e listuar më poshtë.

10-3 FUQIA E SHTRËNGIMIT TË TEHUT

Buloni qendror duhet të shtrëngohet me fuqi 40Nm - 
50Nm për të siguruar përdorim të sigurt të njësisë tuaj. Të 
gjithë bulonat dhe dadot duhen kontrolluar herë pas herë 
për shtrëngimin e duhur. Pas përdorimi të gjatë, sidomos 
në kushte toke me rërë, tehet do të konsumohen dhe do 
të humbasin disi formën fillestare. Rendimenti i prerjes do 
të reduktohet dhe për këtë tehu duhet të ndërrohet. 
Ndërrojeni vetëm me tehe zëvendësimi të miratuara nga 
fabrika. Dëmtimi i mundshëm nga tehu i padrejtpeshuar 
mirë nuk është përgjegjësi e prodhuesit.
Kur ta ndërroni tehun duhet të përdorni llojin origjinal të 
shënuar në teh (MAKITA 263001451 për PLM4630N2/
PLM4631N2/PLM4632N, MAKITA 263002552 për 
PLM5130N) (për të porositur tehun, ju lutemi kontaktoni 
distributorin lokal ose telefonojini kompanisë, referojuni 
faqes së parë).

10-4 MOTORI

Referojuni manualit të posaçëm të motorit për udhëzime 
të mirëmbajtjes së motorit.
Mirëmbani vajin e motorit sipas udhëzimeve në manualin 
e posaçëm të motorit të paketuar me pajisjen.
Lexoni dhe ndiqni udhëzimet me kujdes.
Në kushte normale pune mirëmbajeni pastruesin e ajrit 
sipas manualit të posaçëm të motorit. Pastrojeni çdo disa 
orë nëse punohet në kushte me shumë pluhur. 
Rendimenti i rënë dhe mbytja e motorit tregon se duhet 
mirëmbajtur pastruesi i ajrit.
Për të mirëmbajtur pastruesin e ajrit, referojuni manualit të 
posaçëm të motorit të paketuar me pajisjen.
Kandela duhet të pastrohet dhe marzhi të rivendoset një 
herë për seancë. Rekomandohet ndërrimi i kandelës në 
fillim të çdo stine kositjeje; kontrolloni manualin e motorit 
për llojin e duhur të kandelës dhe specifikimet e marzhit.

Pastrojeni motorin rregullisht me leckë apo furçë. Mbajeni 
pastër sistemin e ftohjes (zonën e fryrjes me ajër) për të 
lejuar qarkullimin e duhur të ajrit, gjë që është themelore 
për rendimentin dhe jetëgjatësinë e motorit. Sigurohuni të 
hiqni barin, papastërtitë dhe mbetjet e ndezshme nga 
zona e marmitës.

11. UDHËZIMET PËR RUAJTJEN 

(MBYLLJA E STINËS)

Duhen ndjekur hapat e mëposhtëm për të përgatitur 
kositësen e barit për ruajtje.
1. Pastroni serbatorin pas kositjes së fundit të stinës.

a) Zbrazni serbatorin me pompë thithëse.

KUJDES:

 Mos e thani naftën në mjedise të 

mbyllura, në afërsi të zjarreve etj. Mos pini duhan! Avujt e 
naftës mund të shkaktojnë shpërthim apo zjarr.

b) Ndizni motorin dhe lëreni të punojë derisa të ketë 

përdorur gjithë naftën e mbetur dhe të ngecë.

c) Hiqni kandelën. Përdorni një enë vaji për të 

mbushur rreth 20 ml vaj në dhomëzën e djegies. 
Përdorni ndezësin për të shpërndarë vajin 
njëtrajtësisht në dhomëzën e djegies. Zëvendësoni 
kandelën.

2. Pastroni dhe grasatoni me kujdes kositësen e barit 

sipas përshkrimeve nën “UDHËZIMET PËR 
VAJOSJEN”.

3. Grasatoni lehtë prerësin për të parandaluar 

gërryerjen.

4. Ruajeni kositësen e barit në vend të thatë, të pastër 

dhe të mbrojtur nga ngrica, larg personave të 
paautorizuar.

KUJDES:

 Motori duhet të jetë ftohur plotësisht 

përpara se ta çoni kositësen në vendin e ruajtjes.

SHËNIM:

- Kur ruani çfarëdo lloj pajisjeje me korrent në kthina të 

paajrosura apo për ruajtjen e materialeve.

- Duhet të bëni kujdes të mbroni pajisjet nga ndryshku. 

Të përdorni vaj të lehtë apo silikon, ta mbuloni pajisjen, 
sidomos kabllot dhe pjesët lëvizëse.

- Bëni kujdes të mos i përthyeni apo përdridhni kabllot.
- Nëse litari ndezës shkëputet nga udhëzuesi i litarit te 

doreza, shkëputeni dhe tokëzojeni telin e kandelës, 
lironi dorezën e kontrollit të tehut dhe tërhiqni litarin 
ndezës me ngadalë nga motori. Kalojeni litarin ndezës 
në bulonin e udhëzuesit të litarit te doreza.

Transporti

Fikni motorin dhe jepini kohë motorit që të ftohet. Më pas 
stakoni lidhjen e kandelës dhe boshatisni serbatorin e 
karburantit sipas udhëzimeve në manualin e motorit. 
Sigurohuni që të mos përkulni ose dëmtoni prerësin kur 
shtyni pengesat para kositësit të barit.

instruccionespdf.com
¿Tiene más preguntas?

¿No ha encontrado la solución a su problema en el manual o tiene otros problemas? Haga su pregunta en el siguiente formulario con una descripción detallada de su situación para que otras personas y expertos puedan responderla. Si sabe cómo resolver el problema de otra persona, ayúdele :)

Hacer una pregunta