Makita PLM4631N2 - Manual de instrucciones - Página 24

Makita PLM4631N2 Cortacésped – Manual de instrucciones en formato pdf, léalo en línea gratis. Esperamos que le ayude a resolver cualquier duda que pueda tener al utilizar el aparato.

Si aún tiene preguntas, escríbalas debajo del manual de instrucciones.

"Estamos cargando el manual" significa que debe esperar a que se cargue el archivo para poder leerlo en línea. Algunos manuales son muy pesados y el tiempo que tardan en aparecer depende de su velocidad de internet.
Página:
/ 67
Estamos cargando el manual
background image

263

• Mos e përdorni kurrë kositësen me mbrojtëse me 

defekt ose pa pajisje sigurie, për shembull deflektorë 
dhe/apo mbledhëse bari të vendosura në vendin e 
duhur.

• Kujdes: Kositësi i barit nuk duhet të përdoret pa patur 

grumbulluesin e barit apo mbrojtësen e shkarkimit me 
vetë-mbyllje të vendosur.

• Mos i ndryshoni cilësimet e rregullatorit të shpejtësisë 

së motorit ose ta përdorni përtej shpejtësisë së 
projektimit. 

• Mos ndryshoni ose mos ngacmoni puthitjet për 

kontrollin e shpejtësisë së motorit.

• Sistemet ose veçoritë e sigurisë së kositësit të barit nuk 

duhet të ngacmohen ose çaktivizohen.

• Çaktivizoni të gjitha tehet dhe friksionet e drejtimit 

përpara se të ndizni motorin.

• Ndizeni motorin me kujdes sipas udhëzimeve dhe me 

këmbët larg tehut(eve).

• Mos e anoni kositësen e barit kur ndizni motorin.
• Mos e ndizni motorin kur jeni duke qëndruar përpara 

marmitës.

• Mos i vendosni duart apo këmbët pranë apo nën pjesët 

rrotulluese. Qëndroni gjithmonë larg hapjes së 
shkarkimit.

• Mos e ngrini dhe mos e mbani ngritur në ajër kositësen 

e barit kur motori është në punë.

• Ndalojeni motorin dhe shkëputni telin e kandelës, 

sigurohuni se të gjitha pjesët lëvizëse kanë ndaluar 
dhe kur ka çelës të futur, hiqni çelësin:

- përpara se të pastroni pengesat apo të zhbllokoni 

marmitën;

- përpara se të kontrolloni, pastroni apo punoni mbi 

kositëse;

- pasi keni goditur sende të jashtme. Inspektoni 

kositësen e barit për dëmtime të mundshme dhe 
bëni riparimet përpara se ta ndizni dhe ta vini 
kositësen në punë;

- nëse kositësja e barit fillon të dridhet në mënyrë 

anormale (kontrollojeni menjëherë).

• Ndalojeni motorin dhe shkëputni telin e kandelës, 

sigurohuni se të gjitha pjesët lëvizëse kanë ndaluar 
dhe kur ka çelës të futur, hiqni çelësin:

- kur e lini kositësen e barit pa punë;
- përpara rimbushjes me karburant.

• Ulni cilësimin e shpejtësisë gjatë mbylljes së motorit 

dhe, nëse motori ka valvulë mbylljeje, mbylleni 
karburantin me përfundimin e kositjes.

• Përdoreni kositësen vetëm për qëllimin për të cilin 

është projektuar, për prerjen dhe mbledhjen e barit. 
Çdo përdorim tjetër mund të jetë i rrezikshëm dhe i 
shkakton dëme makinës.

Mirëmbajtja dhe ruajtja

• Mbajini të gjitha dadot, bulonat dhe vidat të 

shtrënguara për t’u siguruar që pajisja të jetë në kushte 
të sigurta pune.

• Mos e ruani kurrë pajisjen me naftë në serbator në 

ndërtesa ku avujt e karburantit mund të bien në kontakt 
me zjarrin apo shkëndijat.

• Gjithashtu jepini kohë të ftohet motorit para 

magazinimit në ndonjë vend; Pastroni dhe mirëmbani 
kositësin e barit para magazinimit.

• Për të zvogëluar rrezikun e zjarrit, mbajeni motorin, 

zhurmëmbytësin dhe folenë e baterisë dhe hapësirën e 
mbajtjes së naftës të pastër nga bari, gjethet apo 
grasoja e tepërt.

• Kontrollojeni shpesh mbledhësen e barit për konsum 

apo prishje.

• Për siguri, ndërrojini pjesët e konsumuara apo të 

dëmtuara.

• Nëse serbatori duhet shkarkuar, bëjeni këtë në mjedise 

të jashtme.

• Mirëmbajtja e gabuar, përdorimi i pjesëve të 

papërshtatura të këmbimit ose heqja apo modifikimi i 
pjesëve përbërëse të sigurisë mund të dëmtojë 
kositësin e barit dhe të lëndojë rëndë përdoruesit.

• Përdorni vetëm tehet e rekomanduara dhe pjesë 

këmbimi nga prodhuesi. Përdorimi i pjesëve jo-
origjinale mund të dëmtojë makinerinë dhe lëndojë 
përdoruesit. Mbajeni kositësin e lëndinës në gjendje të 
mirë pune.

• Nëse pajisja e ndalimit të tehut nuk funksionon, 

kontaktoni me qendrën e shërbimit për ndihmë.

Transportimi dhe përdorimi

• Sa herë të përdorni, ngrini, transportoni ose anoni 

pajisjen, ju duhet:

- të vishni doreza të forta pune;
- ta kapni makinën në ato pika që ju ofrojnë një kapje 

të sigurt, duke marrë parasysh peshën dhe 
shpërndarjen e saj.

- të përdorni një numër njerëzish që i përshtatet 

peshës së makinerisë dhe karakteristikave të 
automjetit ose vendit ku duhet të vendoset ose nga i 
cili do të merret.

• Gjatë transportimit, shtrëngojeni mirë makinerinë me 

litarë ose zinxhirë.

VINI RE:

 Mos e prekni tehun gjatë rrotullimit.

VINI RE:

 Rimbusheni në zona me ajrim të 

mjaftueshëm dhe me motorin e fikur.

3. PËRSHKRIMI I PJESËVE 

(Fig. 1, Fig. 2, Fig. 3, Fig. 4)

Duke përfshirë

A: Çelësin e kandelës

instruccionespdf.com
¿Tiene más preguntas?

¿No ha encontrado la solución a su problema en el manual o tiene otros problemas? Haga su pregunta en el siguiente formulario con una descripción detallada de su situación para que otras personas y expertos puedan responderla. Si sabe cómo resolver el problema de otra persona, ayúdele :)

Hacer una pregunta