Makita UR2300 - Manual de uso - Página 20

Makita UR2300
Cargando la instrucción

138

Paralajmërimet e përgjithshme për sigurinë e

veglës

PARALAJMËRIM Lexoni të gjitha paralajmërimet

dhe udhëzimet e sigurisë.

Moszbatimi i paralajmërimeve

dhe udhëzimeve mund të shkaktojë goditje elektrike, zjarr

dhe/ose lëndim të rëndë.

Ruajini të gjitha paralajmërimet dhe udhëzimet

për të ardhmen.

Termi “vegël elektrike” në paralajmërime i referohet

veglës elektrike që përdoret e lidhur në prizë (me kordon)

ose veglës së përdorur me bateri (pa kordon).

Siguria në zonën e punës

1.

Mbajeni zonën e punës të pastër dhe të ndriçuar

mirë.

Zonat e ngarkuara ose të errëta provokojnë

aksidente.

2.

Mos i përdorni veglat elektrike në mjedise

shpërthyese, si p.sh. në praninë e lëngjeve,

gazeve ose pluhurave të djegshme.

Veglat

elektrike krijojnë shkëndija të cilat mund të ndezin

pluhurin ose avujt.

3.

Mbajini larg fëmijët dhe personat aty pranë

ndërkohë që përdorni veglën elektrike.

Shpërqendrimi mund të shkaktojë humbje të

kontrollit.

Siguria elektrike

4.

Spina e veglës elektrike duhet të përshtatet

me prizën. Asnjëherë dhe në asnjë mënyrë

mos e modifikoni spinën. Mos përdorni spina

përshtatëse me vegla elektrike të tokëzuara.

Spinat e pamodifikuara dhe që përshtaten me

prizën pakësojnë rrezikun e goditjes elektrike.

5.

Shmangni kontaktin e trupit me sipërfaqe të

tokëzuara siç janë tubat, radiatorët, sobat

dhe frigoriferët.

Ka rrezik më të madh goditjeje

elektrike nëse trupi juaj prek tokën.

6.

Mos e ekspozoni veglën elektrike ndaj shiut

dhe kushteve me lagështi.

Uji që hyn në veglën

elektrike shton rrezikun e goditjes elektrike.

7.

Mos e keqpërdorni kordonin. Asnjëherë mos

e përdorni kordonin për ta transportuar, për

ta tërhequr ose për ta hequr veglën nga priza.

Mbajeni kordonin larg nxehtësisë, lubrifikantit,

pjesëve të mprehta ose pjesëve lëvizëse.

Kordonët e dëmtuar ose të ngatërruar shtojnë

rrezikun e goditjes elektrike.

8.

Kur e përdorni veglën elektrike në ambient

të jashtëm, përdorni kordon zgjatues të

përshtatshëm për përdorim të jashtëm.

Përdorimi

i kordonit të përshtatshëm për ambient të jashtëm ul

rrezikun e goditjes elektrike.

9.

Nëse përdorimi i veglës elektrike në ambient

të lagësht është i pashmangshëm, përdorni

një burim energjie të mbrojtur nga automati

(RCD).

Përdorimi i një RCD-je ul rrezikun e goditjes

elektrike.

10.

Rekomandohet përdorimi i një ushqyesi

nëpërmjet RCD me rrymë nominale 30 mA ose

më të ulët.

Siguria personale

11.

Qëndroni vigjilentë, kini kujdes se çfarë bëni

dhe veproni me mend kur përdorni veglën

elektrike. Mos e përdorni veglën elektrike kur

jeni të lodhur ose nën ndikimin e drogave,

alkoolit ose mjekimit.

Një moment hutimi

ndërkohë që përdorni veglën elektrike mund të

rezultojë në lëndim të rëndë personal.

12.

Përdorni pajisje mbrojtëse personale. Mbani

gjithmonë mbrojtëse për sytë.

Pajisjet mbrojtëse,

si maska kundër pluhurit, këpucët e sigurisë

kundër rrëshqitjes, kaskat e forta ose mbrojtëset

ndaj zhurmës të përdorura për kushtet e duhura

reduktojnë lëndimet personale.

13.

Parandaloni

ndezjen

e

paqëllimshme.

Sigurohuni që çelësi të jetë në pozicionin fikur

përpara se ta lidhni me burimin e energjisë dhe/

ose paketën e baterisë, apo përpara se të ngrini

ose të mbani veglën.

Mbajtja e veglës elektrike

me gishtin të vendosur te çelësi mund të sjellë

aksidente.

14.

Hiqni çelësat rregullues përpara se të ndizni

veglën.

Çelësat e mbetur në pjesët rrotulluese

të veglës elektrike mund të rezultojnë në lëndim

personal.

15.

Mos u zgjatni më shumë seç duhet. Mbani në

çdo moment këmbët në pozicionin e duhur dhe

ruani ekuilibrin.

Kjo mundëson kontroll më të mirë

të veglës elektrike në situata të papritura.

16.

Vishuni siç duhet. Mos vishni rroba të lirshme

dhe mos mbani bizhuteri. Mbajini flokët, rrobat

dhe dorezat larg nga pjesët lëvizëse.

Rrobat

e lirshme, bizhuteritë ose flokët e gjatë mund të

kapen te pjesët lëvizëse.

17.

Nëse ofrohen pajisje për lidhjen me mjete

ndihmëse të nxjerrjes dhe mbledhjes së

pluhurave, sigurohuni që këto të jenë lidhura

dhe të përdoren siç duhet.

Mbledhja e pluhurave

mund të pakësojë rreziqet në lidhje me to.

Përdorimi dhe kujdesi për veglën elektrike

18.

Mos ushtroni forcë mbi veglën elektrike.

Përdorni veglën e duhur elektrike për

përdorimin tuaj.

Vegla e duhur elektrike do ta bëjë

punën më mirë dhe më të sigurt, me shpejtësinë

për të cilën është projektuar.

19.

Mos e përdorni veglën elektrike nëse çelësi nuk

ndizet dhe fiket.

Çdo vegël elektrike që nuk mund

të kontrollohet me çelës është e rrezikshme dhe

duhet të riparohet.

20.

Hiqeni spinën nga burimi i energjisë dhe/ose

paketën e baterisë nga vegla elektrike përpara

se të bëni rregullime, të ndërroni aksesorë

ose t’i magazinoni veglat elektrike.

Masa të tilla

parandaluese të sigurisë ulin rrezikun e ndezjes së

veglës elektrike aksidentalisht.

21.

Mbajini veglat elektrike të fikura larg fëmijëve

dhe mos i lejoni personat që nuk e njohin

veglën ose këto udhëzime ta përdorin atë.

Veglat

elektrike janë të rrezikshme në duart e përdoruesve

të pakualifikuar.

22.

Mirëmbajini veglat elektrike. Kontrolloni

për keqvendosje ose ngecje të pjesëve të

lëvizshme, thyerje të pjesëve dhe ndonjë

gjendje tjetër që mund të ndikojë në përdorimin

e veglës elektrike. Nëse vegla elektrike është e

dëmtuar, riparojeni përpara përdorimit.

Shumë

aksidente shkaktohen nga veglat jo të mirëmbajtura.

23.

Mbajini veglat prerëse të mprehta dhe të

pastra.

Veglat prerëse të mirëmbajtura me fletë të

mprehta kanë më pak mundësi të përthyhen dhe

kontrollohen më lehtë.

"Cargando la instrucción" significa que debes esperar hasta que el archivo se cargue y puedas leerlo en línea. Algunas instrucciones son muy grandes y el tiempo de carga depende de la velocidad de tu conexión a Internet.

Resumen

Página 7 - ESPAÑOL; Explicación de los dibujos; ESPECIFICACIONES; Ruido; Vibración

61 ESPAÑOL (Instrucciones originales) Explicación de los dibujos 1 Sujetacables 2 Cable de alimentación (la forma puede variar de un país a otro) 3 Empuñadura trasera 4 Palanca de desbloqueo 5 Gatillo interruptor 6 Empuñadura delantera 7 Colgador (punto de suspensión) 8 Barrera 9 Protector del imple...

Página 8 - Símbolos; DECLARACIÓN CE DE CONFORMIDAD; Sólo para países europeos

62 • Asegúrese de identificar medidas de seguridad para proteger al operario que estén basadas en una estimación de la exposición en las condiciones reales de utilización (teniendo en cuenta todas las partes del ciclo operativo tal como los tiempos cuando la herramienta está apagada y cuando está fu...

Página 10 - Uso previsto

64 22. Realice el mantenimiento de las herramientas eléctricas. Compruebe si las piezas móviles están desalineadas o agarrotadas, si hay piezas rotas o si existe algún otro estado que pueda afectar al funcionamiento de la herramienta eléctrica. Si estuviera dañada, repárela antes de utilizarla. Much...

Otros modelos de desbrozadoras Makita

Todos los desbrozadoras Makita