Saeco SM6580/10 - Manual de uso - Página 63

386
Shqip
Heqja dhe vendosja e grupit të përgatitjes
Për video udhëzuese të detajuara për mënyrën se si të hiqni, vendosni dhe pastroni grupin e përgatitjes,
shkoni te
www.saeco.com/care
.
Heqja dhe vendosja e grupit të përgatitjes nga makina
1
Fikni makinën.
2
Hiqni depozitën e ujit dhe hapni derën (Fig. 26) e servisit.
3
Shtypni çelësin (Fig. 27) "PUSH (SHTY)" dhe tërhiqni dorezën e grupit të përgatitjes për ta hequr atë nga
makina (Fig. 28).
Pasi të keni hequr grupin e përgatitjes nga makina, sigurohuni të boshatisni vasketën e pikimit dhe enën
e mbetjeve të kafesë.
Rivendosja e grupit të përgatitjes
Para se ta vendosni sërish me rrëshqitje grupin e përgatitjes në makinë, sigurohuni që të jetë në
pozicionin e duhur.
1
Kontrolloni që grupi i përgatitjes të jetë në pozicionin e duhur. Shigjeta e cilindrit të verdhë në anë të
grupit të përgatitjes duhet të jetë në vijë të drejtë me shigjetën e zezë dhe "N" (Fig. 29).
-
Nëse nuk janë në vijë të drejtë, shtyjeni poshtë levën derisa të bjerë në kontakt me bazën e grupit (Fig.
30) të përgatitjes.
2
Vendosni sërish me rrëshqitje grupin e përgatitjes në makinë përgjatë shinave udhëzuese në anë (Fig. 31)
derisa të bllokohet në vend me një klik (Fig. 32). Mos e shtypni butonin "PUSH (SHTY)".
3
Mbyllni derën e servisit dhe vendosni sërish depozitën e ujit.
Pastrimi dhe mirëmbajtja
Pastrimi dhe mirëmbajtja e rregullt bën që makina juaj të jetë në gjendje optimale dhe siguron që kafeja juaj
të ketë një shije të mirë për një kohë të gjatë dhe të ketë rrjedhje të vazhdueshme.
Këshillohuni me tabelën më poshtë për një përshkrim të detajuar për kohën dhe mënyrën e pastrimit të të
gjitha pjesëve të çmontueshme të makinës. Në faqen
www.saeco.com/care
mund të gjeni informacione
më të detajuara dhe video udhëzuese. Shikoni figurën C për një përmbledhje se cilat pjesë mund të
pastrohen manualisht ose në enëlarëse.
Pjesë të
çmontueshme
Kur ta pastroni
Si ta pastroni
Grupi i përgatitjes
Çdo javë
Hiqni grupin e përgatitjes nga makina (shih
'Heqja dhe vendosja e grupit të përgatitjes').
Shpëlajeni atë me ujë rubineti (shih 'Pastrimi i
grupit të përgatitjes me ujë rubineti').
Çdo muaj
Pastroni grupin e përgatitjes me tabletën (shih
'Pastroni grupin e përgatitjes me tableta për
heqjen e vajit të kafesë.') "Philips" për heqjen e
vajit të kafesë.
"Cargando la instrucción" significa que debes esperar hasta que el archivo se cargue y puedas leerlo en línea. Algunas instrucciones son muy grandes y el tiempo de carga depende de la velocidad de tu conexión a Internet.
Otros modelos de máquinas de café Saeco
-
Saeco Nina Plus cappucino
-
Saeco SM6480/00
-
Saeco SM6582/30
-
Saeco SM6585/00