Saeco SM6580/10 - Manual de uso - Página 71

Saeco SM6580/10
Cargando la instrucción

394

Shqip

Problemi

Shkaku

Zgjidhja

Foleja e kafesë së bluar
paraprakisht është e bllokuar

Fikni makinën dhe hiqni grupin e
përgatitjes. Hapni kapakun e enës së
kafesë së bluar paraprakisht dhe futni
bishtin e lugës në të. Lëvizni bishtin lart e
poshtë derisa kafeja e bluar që është
bllokuar të bjerë poshtë (Fig. 37).

Qarku i makinës është i bllokuar
nga gëlqerja.

Pastroni çmërsin e makinës me një
pastrues çmërsi (shih 'Procedura e
pastrimit të çmërsit') "Philips". Gjithmonë
pastroni çmërsin kur jua kujton makina.

Qumështi nuk
shkumohet.

Shtojca e brendshme për
kapuçino është e papastër ose
nuk është vendosur siç duhet.

Pastroni shtojcën e brendshme për
kapuçino dhe sigurohuni që ta
poziciononi dhe vendosni siç duhet (shih
'Pastrimi i shtojcës së brendshme për
kapuçino me ujë rubineti').

Lloji i qumështit të përdorur nuk
është i përshtatshëm për të
shkumuar.

Lloje të ndryshme qumështit krijojnë sasi
dhe cilësi të ndryshme të shkumës.

Qumështi spërkatet.

Qumështi që përdorni nuk është
mjaftueshëm i ftohtë.

Sigurohuni të përdorni qumësht të sapo
nxjerrë nga frigoriferi.

 

Tubi fleksibël i qumështit nuk
është lidhur siç duhet.

Hapni derën e grykës (Fig. 47) për
nxjerrjen e kafesë dhe kontrolloni nëse
tubi fleksibël i qumështit është lidhur
plotësisht me shtojcën për kapuçino. Kini
parasysh se shtojca për kapuçino dhe
tubat e qumështit mund të jenë të nxehta.
Lëreni shtojcën për kapuçino dhe tubat të
ftohen përpara se t'i prekni.

Shtojca për kapuçino dhe tubat e
qumështit janë të papastra.

Hiqni dhe çmontoni shtojcën e brendshme
për kapuçino (shih 'Pastrimi i shtojcës së
brendshme për kapuçino me ujë rubineti').
Shpëlani të gjitha pjesët me ujë rubineti.
Për pastrim më të imtësishëm, përdorni
pastruesin "Philips" të qarkut të qumështit
dhe kryeni procedurën e 'Deep Milk Clean'
përmes menysë së pastrimit ( ). Kini
parasysh se nëse keni larë pjesët me
enëlarëse, mund të jenë bllokuar nga
copëza ushqimi ose mbetje detergjenti. Ju
rekomandojmë të kontrolloni me sy që të
mos jenë bllokuar.

Ju këshillojmë të kryeni çdo ditë
programin "HygieSteam". 1) Shtypni
"Clean (Pastro)" në panelin e kontrollit.
2) Zgjidhni "HygieSteam". 3) Shtypni
butonin e ndezjes për të nisur procesin.
Më pas konfirmoni të gjitha hapat në
ekran.

"Cargando la instrucción" significa que debes esperar hasta que el archivo se cargue y puedas leerlo en línea. Algunas instrucciones son muy grandes y el tiempo de carga depende de la velocidad de tu conexión a Internet.

Otros modelos de máquinas de café Saeco