Saeco SM6580/10 - Manual de uso - Página 61

Saeco SM6580/10

Máquina de café Saeco SM6580/10 - Manual de uso, léela gratuitamente en línea en formato PDF. Esperamos que esto te ayude a resolver cualquier duda que puedas tener. Si tienes más preguntas, contáctanos a través del formulario de contacto.

Cargando la instrucción

384

Shqip

Rregullimi i cilësimit të bluarjes

Fortësinë e kafesë mund ta ndryshoni nëpërmjet çelësit për cilësimin e bluarjes brenda enës së kokrrave të
kafesë. Sa më i ulët cilësimi i bluarjes, aq më imët bluhen kokrrat e kafesë dhe aq më e fortë bëhet kafeja.
Mund të zgjidhni ndër 12 cilësime të ndryshme të bluarjes.

Makina është konfiguruar që të përftojë shijen më të mirë nga kokrrat e kafesë. Prandaj, ju këshillojmë që të
rregulloni cilësimet e bluarjes pasi të keni përgatitur 100-150 filxhanë (përafërsisht 1 muaj përdorim).

Cilësimet e bluarjes mund t'i rregulloni vetëm kur makina të jetë duke bluar kokrrat e kafesë. Diferencën

mund ta ndjeni plotësisht pasi të keni përgatitur 2 deri në 3 pije.

Për të parandaluar dëmtimin e bluesit, mos e rrotulloni çelësin për cilësimin e bluarjes më shumë se një

dhëmbëzim çdo herë.

1

Vendosni një filxhan nën grykën e rregullueshme për nxjerrjen e kafesë.

2

Hiqni kapakun nga ena (Fig. 21) e kokrrave të kafesë.

3

Prekni ikonën "Espresso (Ekspres)" dhe më pas shtypni butonin e ndezjes/fikjes .

4

Kur bluesi fillon bluarjen, shtyni poshtë çelësin për cilësimin e bluarjes dhe rrotullojeni majtas ose
djathtas (Fig. 22).

Rregullimi i cilësimeve të tjera të makinës

Duke prekur ikonën "Settings (Cilësimet)" , mund të përshtatni cilësimet e mëposhtme të makinës:
-

Fortësia e ujit: mund të zgjidhni midis 5 niveleve në përputhje me fortësinë e ujit në rajonin tuaj.

-

Koha e gatishmërisë: mund të zgjidhni 15, 30, 60 ose 180 minuta.

-

Ndriçimi i ekranit: mund të zgjidhni të ulët, mesatar dhe të lartë.

-

Gjuha: mund ta zgjidhni gjuhën e ekranit sipas preferencës suaj.

-

Tingulli: mund të aktivizoni apo çaktivizoni tingullin sinjalizues të makinës.

-

Ndriçimi i përparmë: mund të zgjidhni "gjithmonë ndezur", "ndezur gjatë përgatitjes" ose "gjithmonë
fikur".

-

Njësia matëse: mund të zgjidhni midis ml. ose oz.

Rikthimi në cilësimet fillestare

Makina ju ofron mundësinë ta riktheni në cilësimet fillestare në çdo moment.

1

Prekni ikonën "Settings (Cilësimet)" .

2

Përdorni shigjetat lart dhe poshtë për të zgjedhur "Factory settings (Cilësimet fillestare)". Konfirmoni
duke prekur ikonën "OK".

3

Shtypni butonin e ndezjes/fikjes për të konfirmuar se dëshironi të riktheni cilësimet.
-

Cilësimet u rikthyen.

Cilësimet e mëposhtme janë rikthyer në gjendjen fillestare: fortësia e ujit, koha e gatishmërisë, ndriçimi i

ekranit, tingujt

,

ndriçimi i përparmë, profilet.

Filtri i ujit "AquaClean"

Makina juaj është e pajisur me "AquaClean". Ju mund ta vendosni filtrin e ujit "AquaClean" në depozitën e
ujit për të ruajtur shijen e kafesë. Ai gjithashtu ul nevojën për pastrimin e çmërsit duke pakësuar gëlqeren e
krijuar në makinën tuaj. Ju mund të blini një filtër uji "AquaClean" nga shitësi juaj lokal apo në internet ose
në qendrat e autorizuara të shërbimit.

"Cargando la instrucción" significa que debes esperar hasta que el archivo se cargue y puedas leerlo en línea. Algunas instrucciones son muy grandes y el tiempo de carga depende de la velocidad de tu conexión a Internet.

Otros modelos de máquinas de café Saeco