Samsung Tab Active Pro - Manual de instrucciones - Página 7

Samsung Tab Active Pro Tableta – Manual de instrucciones en formato pdf, léalo en línea gratis. Esperamos que le ayude a resolver cualquier duda que pueda tener al utilizar el aparato.

Si aún tiene preguntas, escríbalas debajo del manual de instrucciones.

"Estamos cargando el manual" significa que debe esperar a que se cargue el archivo para poder leerlo en línea. Algunos manuales son muy pesados y el tiempo que tardan en aparecer depende de su velocidad de internet.
Página:
/ 195
Estamos cargando el manual
background image

Shqip 

19

Mos e përdorni pajisjen pranë pajisjeve ose aparateve që lëshojnë frekuenca radiosh, të tilla si 
sistemet e zërit dhe kullat e radios

Frekuencat e radios mund të bëjnë që pajisja juaj të keqfunksionojë.

Fikeni pajisjen në mjedise ku ekziston mundësia e shpërthimit

•  Në vend që të hiqni baterinë, fikeni pajisjen tuaj në mjedise ku ekziston mundësia e shpërthimit.
•  Gjithnjë zbatoni rregullat, udhëzimet dhe sinjalizimet në mjedise ku ekziston mundësia e 

shpërthimit.

•  Mos e përdorni pajisjen në pika karburanti (stacione karburanti), pranë karburanteve ose lëndëve 

kimike, ose në zona shpërthyese.

•  Mos ruani dhe mos transportoni lëngje të ndezshme, gaze ose materiale shpërthyese në të njëjtin 

vend me pajisjen, pjesët ose aksesorët e saj.

Nëse ndonjë pjesë e pajisjes thyhet, nxjerr tym ose lëshon erë të djegur, ndaloni menjëherë 
përdorimin e pajisjes. Përdoreni pajisjen përsëri vetëm pasi të jetë riparuar në një qendër 
shërbimi Samsung

•  Xhami i thyer ose akriliku mund të dëmtojë duart ose fytyrën tuaj.
•  Kur bateria nxjerr tym ose lëshon një erë të djegur, mund të rezultojë në shpërthim të baterisë ose 

zjarr.

Veproni në përputhje me të gjitha paralajmërimet dhe rregullat e sigurisë për sa i përket 
përdorimit të pajisjeve celulare gjatë drejtimit të mjetit

Gjatë drejtimit të automjetit, drejtimi i sigurt i tij është përgjegjësia juaj e parë. Mos e përdorni kurrë 
pajisjen tuaj celulare gjatë drejtimit të automjetit, nëse kjo gjë ndalohet me ligj. Për sigurinë tuaj dhe 
sigurinë e të tjerëve, përdorni gjykimin tuaj dhe mbani mend këshillat e mëposhtme:
•  Njihuni me pajisjen tuaj dhe veçoritë e saj praktike, si thirrja e shpejtë dhe rithirrja. Këto veçori ju 

ndihmojnë në uljen e kohës së nevojshme për kryerjen apo marrjen e telefonatave në pajisjen tuaj 
celulare.

•  Mbajeni pajisjen në vende ku arrihet lehtë. Sigurohuni që të hapni pajisjen tuaj wireless pa hequr 

sytë nga rruga. Nëse merrni një telefonatë në një moment të papërshtatshëm, lini që të përgjigjet 
sekretaria telefonike për ju.

•  Pezullojini thirrjet në kushte trafiku të rënduar apo me mot të keq. Shiu, bubullima, bora, akulli dhe 

trafiku i rënduar shfaqin rrezikshmëri.

•  Mos shënoni dhe mos kërkoni për numra telefonash. Shënimi i një liste “detyrash” ose kërkimi në 

librin e adresave mund t’ju heqë vëmendjen nga përgjegjësia juaj kryesore e drejtimit të sigurt të 
automjetit.

•  Telefononi kur duhet dhe vlerësoni trafikun. Telefononi kur nuk jeni në lëvizje ose përpara se të 

futeni në trafik. Përpiquni të planifikoni telefonatat për çastet kur vetura juaj do të jetë e ndaluar.

•  Mos u angazhoni në biseda stresuese ose emocionuese që mund t’ju heqin vëmendjen nga rruga. 

Tregojini personit me të cilin po flitni që po ngitni makinën dhe të shmangni bisedat që mund t’ju 
shpërqëndrojnë vëmendjen nga rruga.

Contenido

instruccionespdf.com
¿Tiene más preguntas?

¿No ha encontrado la solución a su problema en el manual o tiene otros problemas? Haga su pregunta en el siguiente formulario con una descripción detallada de su situación para que otras personas y expertos puedan responderla. Si sabe cómo resolver el problema de otra persona, ayúdele :)

Hacer una pregunta