Gorenje TH64E3SGB Campana extractora – Manual de instrucciones en formato pdf, léalo en línea gratis. Esperamos que le ayude a resolver cualquier duda que pueda tener al utilizar el aparato.
Si aún tiene preguntas, escríbalas debajo del manual de instrucciones.
"Estamos cargando el manual" significa que debe esperar a que se cargue el archivo para poder leerlo en línea. Algunos manuales son muy pesados y el tiempo que tardan en aparecer depende de su velocidad de internet.
132
SQ - ASPIRATOR KUZHINE
KUJDES
Ndiqni me kujdes udhëzimet e dhëna në këtë manual.
Të gjitha përgjegjësitë, për çdo problem të mundshëm, dëmtim ose
zjarr të shkaktuar nga mosrespektimi i udhëzimeve të këtij manuali, refuzohen. Aspiratori është konceptuar për thithjen e
tymrave dhe avujve dhe është i destinuar vetëm për përdorim shtëpiak.
Aspiratori mund të duket ndryshe nga ai që është ilustruar në vizatimet e kësaj broshure. Megjithatë, udhëzimet e
përdorimit, mirëmbajtjes dhe instalimit, mbeten të njëjta.
KUJDES!
Mos e lidhni pajisjen me rrjetin derisa instalimi të ketë përfunduar plotësisht.
Përpara çdo operacioni të pastrimit ose mirëmbajtjes, shkëputeni aspiratorin nga rrjeti duke hequr spinën ose shkëputeni
furnizimit me energji elektrike.
Gjithmonë vendosni doreza pune, për të gjitha operacionet e instalimit dhe mirëmbajtjes.
Pajisja nuk është e synuar për t'u përdorur nga fëmijët ose personat me aftësi të kufizuara fizike, ndijore ose mendore apo
nëse nuk kanë përvojë ose njohuri, përveç nëse janë nën mbikëqyrje ose janë trajnuar për përdorimin e pajisjes nga një
person përgjegjës për sigurinë e tyre.
Kjo pajisje është projektuar për t'u përdorur nga të rriturit, fëmijët duhet të monitorohen për të siguruar që ata nuk luajnë me
pajisjen.
Kjo pajisje është projektuar për t'u operuar nga të rriturit. Fëmijët nuk duhet të lejohen të ngacmojnë kontrollet ose të luajë
me pajisjen.
Asnjëherë mos e përdorni aspiratorin pa montuar në mënyrë efektive rrjetën!
Aspiratori nuk duhet të përdoret KURRË si sipërfaqe mbështetëse, në rast se kjo gjë nuk tregohet në mënyrë specifike.
Ambienti ku është instaluar pajisja elektroshtëpiake duhet të jetë i ajrosur mjaftueshëm, kur aspitaroti i kuzhinës përdoret së
bashku me pajisje të tjera që djegin gaz ose lëndë të tjera djegëse.
Sistemi i kanalizimit për këtë pajisje nuk duhet të lidhet me asnjë sistem ekzistues të ajrosjes, i cili përdoret për ndonjë qëllim
tjetër, si për shkarkimin e tymrave të çliruar nga aparatet që djegin gaz apo lëndë të tjera djegëse.
Ndezja e ushqimeve poshtë aspiratorit është e ndaluar rreptësisht.
Përdorimi i flakëve të ekspozuara është i dëmshëm ndaj filtrave, mund të shkaktojë rrezik zjarri dhe për këtë arsye duhet të
shmanget në të gjitha rrethanat.
Çdo tiganisje duhet të bëhet me kujdes, në mënyrë që të siguroheni se vaji nuk do të mbinxehet dhe ndizet. Pjesët e
prekshme të aspiratorit mund të nxehen kur përdoret me pajisjen e gatimit.
Për sa i përket masave teknike dhe të sigurisë që duhen miratuar për shkarkimin e tymrave, është e rëndësishme që të
zbatohen me përpikmëri rregulloret e bëra nga autoritetet lokale.
Aspiratori duhet të pastrohet rregullisht edhe nga brenda, edhe jashtë (TË PAKTËN NJË HERË NË MUAJ).
Kjo duhet të realizohet në përputhje me udhëzimet e mirëmbajtjes të dhëna në këtë manual. Moszbatimi i udhëzimeve të
dhëna në këtë udhëzues përdorimi, në lidhje me pastrimin e aspiratorit dhe filtrave do të çojë në rrezikun e zjarreve.
Mos e përdorni ose mos e lini aspiratorin me llampën të montuar jo në mënyrën e duhur për shkak të rrezikut të mundshëm
të goditjeve elektrike.
Ne nuk do të pranojmë asnjë përgjegjësi, për asnjë defekt, dëmtim ose zjarre të shkaktuar në pajisje, si rezultat i
mosrespektimit të udhëzimeve të përfshira në këtë manual.
Është e rëndësishme të ruani këtë broshurë për konsultime në çdo moment. Në rastin e shitjes, hedhjes ose lëvizjes,
sigurohuni që ajo të jetë bashkë me produktin.
Lexojini me kujdes udhëzimet: në to ka informacione thelbësore për instalimin, përdorimin dhe sigurinë.
Mos bëni ndryshime elektrike ose mekanike në produkt ose në kanalet e shkarkimit.
Përpara se të vazhdoni me instalimin e pajisjes, verifikoni që nuk ka asnjë komponent të dëmtuar. Në të kundërt
kontaktoni me shitësin tuaj dhe mos vazhdoni me instalimin.
!
!
!
!
Shënim:
Elementët e shënuar me simbolin “(*)” janë aksesorë opsionalë të cilët furnizohen vetëm me disa modele ose
elemente për t'u blerë, jo për t'u dhënë.
Contenido
- 9 ES - CAMPANA EXTRACTORA; Siga las instrucciones en este manual sistemáticamente.; El fabricante no se hace responsable de un posible
- 10 Modelo de extracción; un riesgo de descarga eléctrica.; USO; Si la campana está equipada con filtros de carbón, deben retirarse.
- 12 FUNCIONES DE LOS BOTONES
- 13 Para la sustitución dirigirse al servicio asistencia técnica.; Consejos para el ahorro de energía; producen durante la cocción.; filtro antigrasa metálico; BOTONES TÁCTILES
¿Tiene más preguntas?¿No ha encontrado la solución a su problema en el manual o tiene otros problemas? Haga su pregunta en el siguiente formulario con una descripción detallada de su situación para que otras personas y expertos puedan responderla. Si sabe cómo resolver el problema de otra persona, ayúdele :)