Gorenje WHU529EX/S Campana extractora – Manual de instrucciones en formato pdf, léalo en línea gratis. Esperamos que le ayude a resolver cualquier duda que pueda tener al utilizar el aparato.
Si aún tiene preguntas, escríbalas debajo del manual de instrucciones.
"Estamos cargando el manual" significa que debe esperar a que se cargue el archivo para poder leerlo en línea. Algunos manuales son muy pesados y el tiempo que tardan en aparecer depende de su velocidad de internet.
Kjo pajisje është shënuar në përputhje me direktivën Europiane 2002/96/EC për Mbeturinat e Pajisjeve Elektrike dhe
Elektronike (WEEE). Duke siguruar që ky produkt të hidhet në mënyrë korrekte, ju do të ndihmoni në parandalimin e
pasojave të mundshme negative për mjedisin dhe shëndetin e njeriut, të cilat mund të shkaktohen në të kundërt, nga trajtimi i
papërshtatshëm i mbeturinave të këtij produkti.
Simboli
në produkt ose në dokumentet që shoqërojnë produktin, tregon se kjo pajisje nuk mund të trajtohet si
mbeturinë shtëpiake. Përkundrazi, ajo duhet të çohet në pikën e duhur të grumbullimit për riciklimin e pajisjeve elektrike dhe
elektronike. Asgjësimi duhet të kryhet në përputhje me rregulloret lokale të mjedisit, për asgjësimin e mbeturinave.
Për informacione të mëtejshme të detajuara në lidhje me procesin, grumbullimin dhe riciklimin e këtij produkti, ju lutemi të
kontaktoni me departamentin e duhur të autoriteteve tuaja lokale, me departamentin lokal për mbeturinat shtëpiake ose me
dyqanin ku e keni blerë këtë produkt.
Pajisja është projektuar, testuar dhe prodhuar në përputhje me:
Sigurinë: EN/IEC 60335-1; EN/IEC 60335-2-31, EN/IEC 62233.
Performancën: EN/IEC 61591; ISO 5167-1; ISO 5167-3; ISO 5168; EN/IEC 60704-1; EN/IEC 60704-2-13; ISO 3741;
EN 50564; IEC 62301.
EMC: EN 55014-1; CISPR 14-1; EN 55014-2; CISPR 14-2; EN/IEC 61000-3-2; EN/IEC 61000-3-3.
Sugjerime për një përdorim korrekt në mënyrë që të zvogëlohet ndikimi në mjedis: Kur filloni të gatuani, ndizeni aspiratorin
(ON) me shpejtësi minimale dhe lereni të punojë për disa minuta pas përfundimit të gatimit. Rriteni shpejtësinë vetëm në rast
të sasisë së madhe të tymit dhe avullit dhe shkulmin e shpejtësisë(ve) përdoreni vetëm në situata ekstreme. Zëvendësojeni
filtrin(at) e qymyrit kur është e nevojshme për të ruajtur efikasitetin e reduktimit të erërave. Pastrojeni filtrin(at) e yndyrës kur
është e nevojshme, për të pasur efikasitet të mirë të filtrit të yndyrës. Përdoreni diametrin maksimal të sistemit të tubacionit të
treguar në këtë manual, për të optimizuar efikasitetin dhe për të minimizuar zhurmën.
Specifikime Shtesë të Instalimit:
Për instalim, përdorni vetëm vidhat e fiksimit të furnizuara me produktin ose, në rast se nuk furnizohen, blini llojin e duhur të
vidhave. Përdorni vidha me gjatësinë e duhur, të cilat janë identifikuar në Udhëzuesin e Instalimit.
Në rast dyshimi, konsultohuni me një qendër të autorizuar për ndihmë shërbimi ose me një person të kualifikuar në mënyrë
të ngjashme.
KUJDES!
Mos instalimi i vidhave ose i pajisjes fiksuese në përputhje me këto udhëzime, mund të rezultojë në rreziqe
elektrike.
PËRDORIMI
Aspiratori është projektuar që të përdoret ose në versionin e shkarkimit ose për versionin e filtrimit.
Versioni i shkarkimit
Në këtë rast, tymrat përcillen jashtë ndërtesës nëpërmjet një tubi të veçantë, të lidhur me unazën e lidhjes të vendosur sipër
aspiratorit.
Kujdes!
Tubi i shkarkimit nuk furnizohet dhe duhet të blihet më vete. Diametri i tubit shkarkues duhet të jetë i barabartë me
atë të unazës lidhëse.
Në funksionimin horizontal tubi i shkarkimit duhet të jetë pak i pjerrët (rreth 10°) dhe i drejtuar për lart, për të fryrë më
lehtësisht ajrin nga dhoma në pjesën e jashtme.
Kujdes!
Në rast se aspiratori është i furnizuar me filtër qymyri aktiv, atëherë ai duhet të hiqet.
Lidheni aspiratorin dhe në mure shponi vrima shkarkimi me një diametër të barabartë me daljen e ajrit (fllanxhën lidhëse).
Përdorimi i tubave dhe vrimave të shkarkimit në mure me përmasa më të vogla do të shkaktojë zvogëlim të performancës së
thithjes dhe një rritje drastike të zhurmës.
Për këtë arsye, çdo përgjegjësi në këtë drejtim refuzohet.
!
Përdorni një tubacion me gjatësinë minimale të domosdoshme.
108
¿Tiene más preguntas?¿No ha encontrado la solución a su problema en el manual o tiene otros problemas? Haga su pregunta en el siguiente formulario con una descripción detallada de su situación para que otras personas y expertos puedan responderla. Si sabe cómo resolver el problema de otra persona, ayúdele :)