GARDENA PowerMax 42 E 04076-20.000.00 - Manual de instrucciones - Página 19

GARDENA PowerMax 42 E 04076-20.000.00 Cortacésped – Manual de instrucciones en formato pdf, léalo en línea gratis. Esperamos que le ayude a resolver cualquier duda que pueda tener al utilizar el aparato.

Si aún tiene preguntas, escríbalas debajo del manual de instrucciones.

"Estamos cargando el manual" significa que debe esperar a que se cargue el archivo para poder leerlo en línea. Algunos manuales son muy pesados y el tiempo que tardan en aparecer depende de su velocidad de internet.
Página:
/ 24
Estamos cargando el manual
background image

Siguria

Nëse nuk përdoret siç duhet ky produkt mund të jetë i rrezikshëm!  Ky produkt mund t’i shkaktojë plagosje serioze përdoruesit dhe të
tjerëve, paralajmërimet dhe udhëzimet e sigurisë duhet të ndiqen për të siguruar siguri të arsyeshme dhe efikasitet në përdorimin
e këtij produkti.  Përdoruesi është përgjegjës për të ndjekur paralajmërimet dhe udhëzimet e sigurisë në këtë manual dhe tek produkti. 

Shpjegim i simboleve tek produkti

Paralajmërim

Lexoni udhëzimet e përdorimit me kujdes
për t’u siguruar se i kuptoni të gjitha
kontrollet dhe se çfarë bëjnë ato.

Kur është në funksionim produktin mbajeni
gjithnjë në tokë.  Animi ose ngritja e
produktit mund të bëjë që të dalin gurë. 

Mbajini personat larg.  Mos punoni me
pajisjen nëse ka njerëz ose veçanërisht
fëmijë apo kafshë rreth e rrotull.

Bëni kujdes nga tehet e mprehta - hiqni
spinën nga korrenti përpara se të bëni
mirëmbajtjen ose nëse kabllo është
dëmtuar.

Tehet vazhdojnë të rrotullohen pasi pajisja
të jetë fikur. Mbajeni kabllon e korrentit larg
nga tehet.

Të përgjithshme
1.  Ky produkt nuk duhet përdorur nga persona (përfshi

fëmijët), me aftësitë fizike, ndjesore ose mendore,
ose të cilëve ju mungon përvoja dhe njohuritë,
përveçse kur ata mbikëqyrjen ose ju jepen
udhëzimet për përdorimin e produktit nga një person
përgjegjës.  Fëmijët duhet të mbikëqyren për t'u
siguruar se ata nuk luajnë me produktin.  Për arsye
sigurie, fëmijët nën moshën 16 vjeç ose personat që
nuk i njohin këto udhëzime funksionimi nuk duhet ta
përdorin këtë produkt.

2.  Mos i lejoni kurrë fëmijët ose personat që nuk i

njohin udhëzimet ta përdorin këtë pajisje. 

3.  Ndaloni përdorimin e pajisjes kur ka afër njerëz,

veçanërisht fëmijë, ose kafshë shtëpiake. 

4.  Produktin përdoreni vetëm në mënyrën dhe për

funksionet e përshkruara në këto udhëzime.

5.  Mos e vini kurrë në funksionim produktin kur jeni

të lodhur, të sëmurë ose nën ndikimin e alkoolit,
drogës ose medikamenteve.

6.  Përdoruesi është përgjegjës për aksidentet ose

rreziqet që ndodhin tek persona të tjerë ose ndaj
pronës së tyre.

7. Lexoni udhëzimet e përdorimit me kujdes për t’u

siguruar se i kuptoni të gjitha kontrollet dhe se
çfarë bëjnë ato.

Elektriket
1.  Rekomandohet përdorimi i Pajisjes me Korrent të

Mbetur (R.C.D.) me një korrent jo më të lartë se 30mA.
Edhe me R.C.D të instaluar 100

%,

 siguria nuk mund të

garantohet, dhe praktikat e sigurta duhen zbatuar gjatë
gjithë kohës.  Kontrolloni R.C.D sa herë që e përdorni.

2. Përpara përdorimit, kontrolloni kabullin për shenja

dëmtimi ose vjetrimi.  Nëse kabulli ka defekt,
çojeni produktin në një Qendër Shërbimi të

Autorizuar dhe zëvendësojeni kabullin.

3.  Mos e përdorni një produkt nëse kabllot elektrike

janë dëmtuar ose vjetëruar 

4.  Nëse kabllo është prerë, ose izolimi është

dëmtuar, shkëputeni menjëherë pajisjen nga
korrenti.  Mos e prekni kabllon elektrike deri sa
energjia elektrike të jetë shkëputur.  Mos e
riparoni një prerje ose dëmtim në kabllo.
Zëvendësojeni atë me një të re.  

5.  Kallo juaj zgjatuese duhet të ç'mbështillet, kabllot

e mbështjella mund të tejnxehen dhe mund të
reduktojnë efikasitetin e pajisjes tuaj.

6.  Mbajeni kabllon larg nga produkti; punoni gjithnjë

larg nga pika e korrentit duke lëvizur poshtë e
lartë dhe asnjëherë në formë rrethi.

7.  Mos e tërhiqni kabllon rreth objekteve të mprehta.

8

.  Fikni korrenti përpara se të hiqni spinën,

konektorin e kabllos ose kabllon zgjatuese.

9

.  Fikni, hiqni spinën nga korrenti dhe kontrolloni

kabllon e energjisë elektrike për dëmtime ose
vjetrim përpara sa ta mblidhni kabllon për ta
vendosur në ruajtje.  Mos e riparoni kabllon e
dëmtuar; zëvendësojeni me një të re.  Përdorni
vetëm kabllo origjinale të zëvendësimin.

10. Kabllon mblidheni gjithnjë me kujdes, duke

shmangur përdredhjen.

11. Mos e mbani kurrë produktin nga kablloja.
12. Mos e tërhiqni kurrë kabllon për të shkëputur spinat.
13. Përdorni vetëm tension të energjisë elektrike me

korrent të alternuar treguar në etiketën e
klasifikimit të produktit.

14. Produktet tona janë izoluar dyfish në EN60335.

Në asnjë lloj rrethane nuk duhet që asnjë pjesë e
produktit të lidhet me tokëzimin.

Kabllot

Nëse përdoren kabllo zgjatuese, ato duhet të
plotësojnë minimumin e karakteristikave në tabelën e
mëposhtme: 

Tensioni 

Kabllo 

Prerja 

gjatësia

pjesës

220-240V/ 50Hz 

Deri në 20 m 

1.5 mm

2220-240V/ 50Hz 

20 - 50 m 

2.5 mm

1. Kabllot elektrike dhe zgjatuesit mund t’i gjeni në

Qendrën lokale të miratuar të shërbimit.

2. Përdorni vetëm kabllo zgjatuese që janë krijuar

posaçërisht për përdorim jashtë dhe që janë në
pajtim me një nga specifikimet e mëposhtme:
Gomë e zakonshme (60245 IEC 53),
polivinikloridi i zakonshëm (60227 IEC 53) ose
PCP e zakonshme (60245 IEC 57)

3. Nëse dëmtohet përcjellësi i shkurtër i lidhjes, për

të shmangur rreziqet duhet ndërruar nga
prodhuesi, nga agjenti i tij i shërbimit apo nga
persona të tjerë me kualifikim të ngjashëm.

Përgatitja

1.  Ndërkohë që përdorni produktin tuaj, vishni

gjithnjë këpucë dhe pantallona të gjata. Mos e
përdorni pajisjen kur jeni zbathur ose nëse keni
veshur sandale.

2.  Sigurohuni që bari të mos ketë shkopa, gura, kocka,

tela dhe plehra; ato mund të flaken nga teha. 

3.  Përpara se ta përdorni pajisjen dhe pasi çdo

goditje, kontrolloni për shenja vjetrimi ose
dëmtimi dhe riparojini sipas nevojës. 

4.  Zëvendësoni tehet e ngrëna ose të dëmtuara së

bashku me fiksueset në palë për të ruajtur ekuilibrin.

Përdorimi

1.  Përdoreni produktin vetën gjatë ditës ose kur ka

dritë të mirë artificiale.

SHQIPTARE

- 1

instruccionespdf.com
¿Tiene más preguntas?

¿No ha encontrado la solución a su problema en el manual o tiene otros problemas? Haga su pregunta en el siguiente formulario con una descripción detallada de su situación para que otras personas y expertos puedan responderla. Si sabe cómo resolver el problema de otra persona, ayúdele :)

Hacer una pregunta