Makita ELM3720 - Manual de instrucciones - Página 19

Makita ELM3720 Cortacésped – Manual de instrucciones en formato pdf, léalo en línea gratis. Esperamos que le ayude a resolver cualquier duda que pueda tener al utilizar el aparato.

Si aún tiene preguntas, escríbalas debajo del manual de instrucciones.

"Estamos cargando el manual" significa que debe esperar a que se cargue el archivo para poder leerlo en línea. Algunos manuales son muy pesados y el tiempo que tardan en aparecer depende de su velocidad de internet.
Página:
/ 34
Estamos cargando el manual
background image

168

ALBANIAN

PARALAJMËRIME SIGURIE

UDHËZIME TË RËNDËSISHME PËR 

SIGURINË

PARALAJMËRIM:

 

Lexoni të gjitha 

paralajmërimet dhe udhëzimet për sigurinë. 

Mosndjekja e paralajmërimeve dhe udhëzimeve mund të 

rezultojë në goditje elektrike, zjarr dhe/ose lëndim serioz.

Ruajini të gjitha paralajmërimet 

dhe udhëzimet për të ardhmen.

1. 

Fëmijët duhet të mbikëqyren për t’u siguruar 

se nuk luajnë me kositësen.

2. 

Mos i lejoni kurrë fëmijët ose personat që nuk i njohin 

këto udhëzime të përdorin kositësen. Rregullat 

vendore mund të kufizojnë moshën e përdoruesit.

3. 

Mos e përdorni kurrë kositësen nëse ka njerëz 

pranë, sidomos fëmijë apo kafshë shtëpiake.

4. 

Kini parasysh se përdoruesi është përgjegjës 

për aksidentet ose rreziqet që mund t’u 

ndodhin personave të tjerë ose pronës së tyre.

5. 

Gjatë përdorimit të kositëses vishni gjithmonë 

këpucë të forta dhe pantallona të gjata. Mos 

e përdorni kositësen kur jeni zbathur apo kur 

keni veshur sandale të hapura. Shmangni 

veshjen e rrobave të gjera ose mbajtjen e 

bizhuterive që kanë kordonë ose fije që varen. 

Ato mund të ngecin në pjesët lëvizëse.

6. 

Gjithmonë mbani veshje mbrojtëse për të mbrojtur 

sytë nga lëndimi kur përdorni veglat elektrike. 

Syzet mbrojtëse duhet të jenë në pajtim me 

ANSI Z87.1 në SHBA, EN 166 në Evropë ose AS/

NZS 1336 në Australi/Zelandën e Re. Në Australi/

Zelandën e Re, ligji kërkon që të mbahet gjithashtu 

edhe një mbrojtëse fytyre për të mbrojtur fytyrën.

Është përgjegjësi e punëdhënësit të detyrojë 

përdorimin e pajisjeve të duhura mbrojtëse 

për sigurinë nga punëtorët dhe nga personat e 

tjerë që ndodhen pranë ambienteve të punës.

7. 

Përpara përdorimit, kontrolloni kordonin e 

furnizimit dhe të energjisë për shenja dëmtimi 

ose vjetërimi. Nëse kordoni dëmtohet gjatë 

përdorimit, shkëputeni kordonin menjëherë 

nga furnizimi me energji. Mos e prekni 

kordonin përpara se të jetë shkëputur furnizimi 

me energji. Mos e përdorni kositësen nëse 

kordoni është dëmtuar ose konsumuar.

8. 

Përdoreni kositësen vetëm gjatë ditës ose në 

kushte të mira ndriçimi artificial.

9. 

Shmangni përdorimin e kositëses në bar të lagur.

10. 

Mos e përdorni kurrë kositësen në shi.

11. 

Mbajeni gjithmonë fort dorezën.

12. 

Siguroni mbështetje të mirë të këmbëve në 

zona të pjerrëta.

13. 

Ecni, mos vraponi asnjëherë.

14. 

Mos kapni me dorë disqet prerëse ose tehet 

prerëse të ekspozuara kur e ngrini ose mbani 

kositësen.

15. 

Gjendja fizike – Mos e përdorni kositësen kur 

jeni nën ndikimin e drogës, alkoolit ose ndonjë 

medikamenti.

16. 

Mbajini këmbët dhe duart larg disqeve 

rrotulluese. Kujdes - Disqet rrëshqasin pasi 

kositësja fiket.

17. 

Përdorni vetëm disqet origjinale të prodhuesit 

të specifikuara në këtë manual.

18. 

Kontrollojini disqet me kujdes për krisje ose 

dëmtim përpara përdorimit. Zëvendësoni 

menjëherë disqet e krisura ose të dëmtuara.

19. 

Sigurohuni që në zonë të mos ketë njerëz 

të tjerë përpara se të nisni kositjen. Fikeni 

kositësen nëse ndokush afrohet në zonë.

20. 

Hiqni materialet e huaja si gurët, telat, shishet, 

kockat dhe shkopinjtë e mëdhenj nga zona e punës 

përpara se të nisni kositjen për të parandaluar 

lëndimin personal ose dëmtimin e kositëses.

21. 

Ndaloni menjëherë përdorimin nëse vini re 

diçka të pazakontë. Fikeni kositësen dhe 

shkëputeni kordonin e energjisë nga furnizimi 

me energji. Pastaj kontrolloni kositësen.

22. 

Mos u përpiqni kurrë të rregulloni lartësinë e 

rrotës ndërkohë që kositësja është në punë.

23. 

Lëshoni levën e çelësit dhe prisni që disku 

të mos rrotullohet më përpara se të kaloni 

rrugët, rrugicat ose ndonjë zonë të mbuluar 

me zhavorr. Gjithashtu, shkëputeni kordonin 

me energji nga furnizimi me energji nëse lini 

kositësen vetëm, zgjasni dorën për të kapur 

ose hequr diçka që keni përpara ose për 

ndonjë arsye tjetër që mund t‘ju shpërqendrojë 

nga puna që po bëni.

24. 

Objektet që goditen nga disku i kositëses 

mund të shkaktojnë lëndime të rënda ndaj 

personave. Duhet të ekzaminoni gjithmonë me 

kujdes oborrin dhe të hiqni të gjitha objektet 

përpara se të kositni barin.

25. 

Nëse kositësja godet një objekt të huaj, ndiqni 

hapat e mëposhtëm:

- Fikni kositësen, lëshoni levën e çelësit dhe 

prisni derisa disku të ketë ndaluar plotësisht.

- Shkëputni kordonin e energjisë nga furnizimi 

me energji.

- Kontrolloni mirë kositësen për ndonjë dëmtim.

- Zëvendësoni diskun nëse ka ndonjë dëmtim. 

Riparoni çdo dëmtim përpara se të rinisni ose 

të vazhdoni punën me kositësen.

26. 

Kontrolloni vazhdimisht koshin e barit 

për konsumim ose vjetërim. Për ruajtje, 

sigurohuni gjithmonë që koshi i barit të jetë 

bosh. Për siguri, një kosh bari të konsumuar 

zëvendësojeni me një kosh të ri nga fabrika.

instruccionespdf.com
¿Tiene más preguntas?

¿No ha encontrado la solución a su problema en el manual o tiene otros problemas? Haga su pregunta en el siguiente formulario con una descripción detallada de su situación para que otras personas y expertos puedan responderla. Si sabe cómo resolver el problema de otra persona, ayúdele :)

Hacer una pregunta