Makita ELM4120 - Manual de instrucciones - Página 20

Makita ELM4120 Cortacésped – Manual de instrucciones en formato pdf, léalo en línea gratis. Esperamos que le ayude a resolver cualquier duda que pueda tener al utilizar el aparato.

Si aún tiene preguntas, escríbalas debajo del manual de instrucciones.

"Estamos cargando el manual" significa que debe esperar a que se cargue el archivo para poder leerlo en línea. Algunos manuales son muy pesados y el tiempo que tardan en aparecer depende de su velocidad de internet.
Página:
/ 34
Estamos cargando el manual
background image

169

ALBANIAN

27. 

Tregoni shumë kujdes kur ndryshoni drejtimin 

e kositëses ose kur e tërhiqni drejt vetes.

28. 

Ndaloni diskun(disqet) nëse kositësja duhet 

anuar për transportim, kur kaloni në sipërfaqe 

ku nuk ka bar dhe kur e transportoni nga apo 

për në zonën e përdorimit.

29. 

Mos e përdorni kurrë kositësen me mbrojtëse 

me defekt ose pa montuar në vendin e 

duhur pajisje sigurie, për shembull pajisjet 

shmangëse dhe/ose koshin e barit.

30. 

Ndizeni kositësen me kujdes sipas 

udhëzimeve dhe me këmbët larg diskut 

(disqeve).

31. 

Mos e anoni kositësen kur ndizni motorin, 

përveçse kur kositësja duhet të anohet për t’u 

ndezur. Në këtë rast mos e anoni më shumë nga 

sa është e nevojshme dhe ngrini vetëm pjesën 

që është larg përdoruesit. Gjithmonë sigurohuni 

që të dyja duart të jenë pozicionin e përdorimit 

përpara se ta ktheni në tokë pajisjen.

32. 

Mos e ndizni kositësen kur jeni duke qëndruar 

përpara vrimës së shkarkimit.

33. 

Mos i vendosni duart ose këmbët pranë apo 

nën pjesët rrotulluese. Qëndroni gjithmonë 

larg vrimës së shkarkimit.

34. 

Mos e transportoni kositësen kur kositësja 

është e ndezur.

35. 

Ndaloni kositësen dhe hiqni spinën nga priza. 

Sigurohuni që të gjitha pjesët lëvizëse të kenë 

ndaluar plotësisht

- sa herë që lini kositësen vetëm,

- përpara se të pastroni bllokimet apo të 

zhbllokoni marmitën,

- përpara se të kontrolloni, pastroni ose të 

punoni me kositësen,

- pasi keni goditur objekte të huaja. Inspektoni 

kositësen për dëmtime dhe bëni riparime 

përpara se ta rindizni dhe ta përdorni.

36. 

Nëse kositësja nis të ketë dridhje jo normale 

(kontrollojeni menjëherë)

- inspektoni për dëmtim,

- zëvendësoni ose riparoni pjesët e dëmtuara,

- kontrolloni dhe shtrëngoni pjesët e liruara.

37. 

Bëni kujdes gjatë rregullimit të kositëses për 

të parandaluar ngecjen e gishtave në disqet që 

lëvizin dhe në pjesët e fiksuara të kositëses.

38. 

Kositni përmes faqeve të pjerrinave, asnjëherë 

lart e poshtë. Bëni kujdes të veçantë kur 

ndryshoni drejtimin në zonat e pjerrëta. Mos 

kositni në zona me pjerrësi shumë të madhe.

39. 

Mos e lani me zorrë; shmangni futjen e ujit në 

motor dhe në lidhjet elektrike.

40. 

Kontrolloni në intervale të shpeshta që buloni i 

montimit të diskut të jetë shtrënguar mirë.

41. 

Mbajini të gjitha dadot, bulonat dhe vidat të 

shtrënguara mirë për t‘u siguruar që pajisja të 

jetë në kushte të sigurta pune.

42. 

Tregoni kujdes sepse rrotullimi i njërës fletë 

bën që edhe fletët e tjera të rrotullohen.

43. 

Lëreni gjithmonë kositësen të ftohet përpara 

se ta magazinoni.

44. 

Gjatë kryerjes së shërbimeve te disqet bëni 

kujdes që edhe pse burimi i energjisë është i 

fikur, disqet mund të lëvizin ende.

45. 

Për siguri, ndërrojini pjesët e konsumuara apo 

të dëmtuara. Përdorni vetëm pjesë këmbimi 

dhe aksesorë origjinalë.

46. 

Bëjini shërbim veglës elektrike nga një person 

i kualifikuar për riparime, duke përdorur vetëm 

pjesë identike zëvendësimi.

 Kjo do ta mbajë të 

sigurt veglën elektrike.

47. 

Ndiqni udhëzimet për lubrifikimin dhe 

ndërrimin e aksesorëve.

48. 

Mbajini dorezat të thata, të pastra dhe pa vaj 

dhe graso.

49. 

Kontrolloni për t’u siguruar që tensioni 

dhe frekuenca e furnizimit me energji të 

përputhen me specifikimet e dhëna në pllakën 

e identifikimit.

 Ne rekomandojmë përdorimin 

e një çelësi stakues që vepron nga rryma e 

mbetur (ndërprerës qarku për lidhje të shkurtër të 

tokëzimit) me rrymë veprimi prej 30 mA ose më 

pak, ose të një mbrojtësi të rrymës për rrjedhje të 

tokës.

50. 

Kjo makineri mund të përdoret nga fëmijë të 

moshës 8 vjeçare e lart dhe persona me aftësi 

të kufizuara fizike, shqisore ose mendore, ose 

që u mungon përvoja dhe njohuria, nëse janë 

nën mbikëqyrje apo kanë marrë udhëzime në 

lidhje me përdorimin e sigurt të pajisjes dhe 

kuptimin e rreziqeve të mundshme. Pastrimi 

dhe mirëmbajtja nga përdoruesi nuk duhet të 

kryhet nga fëmijë pa mbikëqyrje.

Rreziqet e mbetura

Edhe nëse e përdorni këtë produkt në përputhje me të 

gjitha kërkesat e sigurisë, mbeten rreziqe të mundshme 

për lëndim dhe dëmtim. Rreziqet e mëposhtme mund 

të lindin në lidhje me strukturën dhe dizajnin e këtij 

produkti.

1.  Defekte shëndetësore si rezultat i emetimit 

të dridhjeve nëse produkti po përdoret për 

periudha të gjata kohe ose nuk menaxhohet dhe 

mirëmbahet siç duhet.

2.  Lëndime dhe dëmtime në pronë për shkak të 

veglave të prishura të aplikimit ose goditjes së 

papritur të objekteve të fshehura gjatë përdorimit.

3.  Rreziku i lëndimit dhe i dëmtimit të pronës i 

shkaktuar nga objektet fluturuese.

PARALAJMËRIM:

 

Ky produkt prodhon 

fushë elektromagnetike gjatë funksionimit. 

Kjo fushë, në disa rrethana, mund të ndërhyjë 

te implantet aktive ose pasive mjekësore. Për 

të reduktuar rrezikun e lëndimit serioz ose 

vdekjeprurës, rekomandojmë që personat me 

implante mjekësore të konsultohen me mjekun e 

tyre dhe prodhuesin e implantit mjekësor përpara 

përdorimit të këtij produkti.

RUAJINI KËTO UDHËZIME.

PARALAJMËRIM:

 

MOS lejoni që njohja 

ose familjarizimi me produktin (të fituara nga 

përdorimi i shpeshtë) të zëvendësojnë zbatimin 

me përpikëri të rregullave të sigurisë për 

produktin në fjalë.
KEQPËRDORIMI ose mosndjekja e rregullave të 

sigurisë të dhëna në këtë manual përdorimi mund 

të shkaktojnë dëmtime të rënda personale.

instruccionespdf.com
¿Tiene más preguntas?

¿No ha encontrado la solución a su problema en el manual o tiene otros problemas? Haga su pregunta en el siguiente formulario con una descripción detallada de su situación para que otras personas y expertos puedan responderla. Si sabe cómo resolver el problema de otra persona, ayúdele :)

Hacer una pregunta