Makita PLM4626N - Manual de instrucciones - Página 25

Makita PLM4626N Cortacésped – Manual de instrucciones en formato pdf, léalo en línea gratis. Esperamos que le ayude a resolver cualquier duda que pueda tener al utilizar el aparato.

Si aún tiene preguntas, escríbalas debajo del manual de instrucciones.

"Estamos cargando el manual" significa que debe esperar a que se cargue el archivo para poder leerlo en línea. Algunos manuales son muy pesados y el tiempo que tardan en aparecer depende de su velocidad de internet.
Página:
/ 42
Estamos cargando el manual
background image

184

7-3 PROCEDURAT E PUNËS

Gjatë punës, mbajeni fort dorezën e frenit me të dyja 
duart.
Shënim: Gjatë punës, kur lëshohet doreza e frenit, motori 
do të ndalojë dhe kositësja e barit do të pushojë së 
punuari.

7-4 PËR TË NDALUAR MOTORIN

KUJDES:

 Tehu vazhdon të rrotullohet për pak 

sekonda pas fikjes së motorit.
1. Lëshoni dorezën e kontrollit të frenit për të ndaluar 

motorin dhe tehun.

2. Shkëputeni dhe tokëzojeni telin e kandelës siç 

tregohet në manualin e posaçëm të motorit për të 
parandaluar nisjen aksidentale kur pajisja është e 
pambikëqyrur.

7-5 LIDHJA PËR LËVIZJEN AUTOMATIKE

Për PLM4628

Kapni dorezën e kontrollit të vetëdrejtimit, kositësja e barit 
do të lëvizë automatikisht përpara me rreth 3,6 km/orë

 

(Fig. 9)

, lëshoni dorezën e vetëdrejtimit, kositësja e barit 

do të pushojë së lëvizuri. 

KUJDES:

 Kositësja është projektuar për prerje 

bari kopshtesh në lartësi jo më shumë se 250 mm. 
Mos u përpiqni të prisni bar tepër të lartë, të thatë apo të 
lagur (p.sh. kullota) apo pirgje gjethesh të thata. Në 
platformën e kositëses mund të mblidhen papastërti ose 
mund të prekin marmitën e motorit duke krijuar rreziqe për 
zjarr.

7-6 PËR REZULTATE MË TË MIRA GJATË 

KOSITJES

Pastroni fushën e barit nga mbeturinat. Sigurohuni që 
fusha të jetë pa gurë, shkopinj, tela apo gjësende të tjera 
të huaja që mund të flaken përreth nga kositësja në 
drejtime të ndryshme duke shkaktuar lëndime të rënda 
për manovruesin apo njerëz të tjerë si dhe dëmtime të 
pronës dhe të objekteve rrethuese. Mos prisni barin e 
lagur. Për kositje efikase mos prisni barin e lagur pasi ka 
prirje të ngjisë në pjesën e poshtme të platformës duke 
parandaluar kositjen e duhur të fijeve. Mos prisni më 
shumë se 1/3 e gjatësisë së barit. Prerja e rekomanduar 
për kositje është 1/3 e gjatësisë së barit. Shpejtësia në 
terren do të duhet rregulluar në mënyrë që pjesët e prera 
të mund të shpërndahen njëtrajtshëm në fushë. Për prerje 
të rënda në bar të trashë mund të nevojitet përdorimi i një 
prej shpejtësive më të ngadalta për të pasur prerje me 
kositjen e duhur. Kur kositni bar me fije të gjata mund t’ju 
duhet ta prisni në dy kalime, duke e ulur tehun dhe 1/3 
tjetër të gjatësisë së barit për prerjen e dytë dhe mbase 
dhe të prisni në motiv tjetër nga ai i përdorur në kalimin e 
parë. Mbivendosja e prerjes në çdo kalim do të ndihmojë 
në pastrimin e copave të mbetura në fushë. Kositësja 
duhet të punohet gjithnjë në shpejtësi të plotë për të pasur 
prerjen më të mirë dhe për t’i mundësuar të kositë më me 
efikasitet. Pastroni pjesën e poshtme të platformës. 
Sigurohuni të pastroni pjesën e poshtme të platformës 
prerëse pas çdo përdorimi për të shmangur mbledhjen e 

barit, çka do të parandalonte mulkimin e duhur. Kositja e 
gjetheve. Kositja e gjetheve mund të jetë gjithashtu e mirë 
për fushën. Kur kositni gjethe sigurohuni të jenë të thata 
dhe të mos jenë shumë të dendura mbi fushë. Mos prisni 
të bien të gjitha gjethet nga pemët përpara se të kositni.

VINI RE:

 Nëse godisni sende të huaja, ndalojeni 

motorin. Hiqeni telin nga kandela, inspektoni me kujdes 
kositësen për dëmtime të mundshme dhe riparojini 
dëmtimet përpara se të rindizni dhe të vini në punë 
kositësen. Dridhjet e tepërta të kositëses gjatë përdorimit 
janë tregues të dëmtimit të pajisjes. Pajisja duhet 
inspektuar në çast dhe duhet riparuar.

7-7 MBLEDHËSJA E BARIT

Ka një kanatë në kapakun a pasmë. Prej aty mund të 
shihni gjendjen e mbledhëses së barit. Nëse mbledhësja 
është plot me bar, zbrazeni dhe pastrojeni trastën, 
sigurohuni që është e pastër dhe se rrjeta ajroset siç 
duhet. 

(Fig. 10)

7-8 PLATFORMA

Pjesa e poshtme e platformës së kositëses duhet të 
pastrohet pas çdo përdorimi për të parandaluar mbledhjen 
e copave të barit, gjetheve, papastërtive apo materialeve 
të tjera. Nëse lejohen të mblidhen papastërtitë, do të 
krijohen kushte për ndryshkje dhe gërryerje dhe mund të 
pengohet mulkimi i duhur. Platforma mund të pastrohet 
duke e anuar kositësen dhe duke e pastruar me një vegël 
të posaçme (sigurohuni që keni hequr telin e kandelës).

7-9 UDHËZIMET PËR RREGULLIMIN E 

LARTËSISË

KUJDES:

 Mos i bëni kurrë rregullime kositëses 

së barit pa ndaluar më parë motorin dhe pa shkëputur 
telin e kandelës. 

KUJDES:

 Përpara se të ndryshoni lartësinë e 

kositjes, ndalojeni kositësen dhe shkëputni kordonin e 
kandelës.

Kositësja është e pajisur me levë rregullimi të 
lartësisë me 7 nivele.

1. Ndalojeni kositësen dhe shkëputni kordonin e 

kandelës përpara se të ndryshoni lartësinë e prerjes 
së kositëses.

2. Leva e rregullimit të lartësisë qendrore ofron 7 nivele 

të ndryshme të lartësisë.

3. Për të ndryshuar lartësinë e prerjes, shtypeni levën 

rregulluese drejt rrotës, duke e lëvizur lart ose poshtë 
në lartësinë e dëshiruar. 

(Fig. 11)

Të gjitha rrotat do të jenë në të njëjtën lartësi prerjeje.

8. UDHËZIMET E 

MIRËMBAJTJES

KANDELA

Përdorni vetëm kandela origjinale për ndërrim. Për 
rezultate më të mira, zëvendësojeni kandelën çdo 100 orë 
pune. 

instruccionespdf.com
¿Tiene más preguntas?

¿No ha encontrado la solución a su problema en el manual o tiene otros problemas? Haga su pregunta en el siguiente formulario con una descripción detallada de su situación para que otras personas y expertos puedan responderla. Si sabe cómo resolver el problema de otra persona, ayúdele :)

Hacer una pregunta