Electrolux KODDP77X - Manual de instrucciones - Página 105

Electrolux KODDP77X Horno de pared – Manual de instrucciones en formato pdf, léalo en línea gratis. Esperamos que le ayude a resolver cualquier duda que pueda tener al utilizar el aparato.

Si aún tiene preguntas, escríbalas debajo del manual de instrucciones.

"Estamos cargando el manual" significa que debe esperar a que se cargue el archivo para poder leerlo en línea. Algunos manuales son muy pesados y el tiempo que tardan en aparecer depende de su velocidad de internet.
Página:
/ 144
Estamos cargando el manual
background image

2.5 Pastrimi pirolitik

PARALAJMËRIM!

Rrezik plagosjeje/zjarri/emetimesh kimike (avuj) në regjimin pirolitik.

• Përpara se të kryeni funksionin Vetëpastrim pirolitik ose përpara përdorimit të parë ju lutemi

hiqni nga hapësira e furrës:

– çdo ushqim të mbetur, mbetje/rrjedhje vaji ose yndyre.

– çdo objekt të lëvizshëm (përfshi raftet, shinat anësore etj., që kanë ardhur me produktin)

veçanërisht çdo tenxhere, tigan, tavë, takëme etj., që nuk ngjisin.

• Lexoni me kujdes të gjitha udhëzimet për pastrim pirolitik.

• Mbajini fëmijët larg pajisjes, gjatë kohës që pastrimi pirolitik është në funksionim.

Pajisja nxehet shumë dhe del ajër i nxehtë nga fletët e përparme të ajrimit.

• Pastrimi pirolitik është një operacion me temperaturë të lartë dhe mund të lëshojë tymra nga

mbetjet e gatimit dhe materialet e ndërtimit, prandaj konsumatorët këshillohen të veprojnë si

më poshtë:

– të sigurojnë ajrosje të mirë gjatë dhe pas çdo pastrimi pirolitik.

– të sigurojnë ajrosje të mirë gjatë përdorimit të parë dhe pas tij, në një temperaturë

maksimale pune.

• Në ndryshim nga njerëzit, disa zogj dhe zvarranikë mund të jenë jashtëzakonisht të

ndjeshëm ndaj avujve të fortë që dalin gjatë procesit të pastrimit në të gjitha furrat pirolitike.

– Largoni çdo kafshë shtëpiake (veçanërisht zogjtë) nga zona pranë pajisjes gjatë dhe pas

pastrimit pirolitik dhe në fillim përdorni funksionimin në temperaturë maksimale në një

zonë të ajrosur mirë.

• Edhe kafshët e vogla shtëpiake mund të jenë të ndjeshme ndaj ndryshimeve të lokalizuara

të temperaturave në afërsi të furrave pirolitike kur është në punë programi pirolitik i

vetëpastrimit.

• Sipërfaqet jo ngjitëse në tenxhere, tiganë, tabaka, takëme etj., mund të dëmtohen nga

përdorimi i funksionit të pastrimit pirolitik në temperaturë të lartë në të gjitha furrat pirolitike

dhe mund të jenë gjithashtu burim për avuj të dëmshëm të nivelit të ulët.

• Avujt e lëshuar nga furrat pirolitike/mbetjet e gatimit siç përshkruhet nuk janë të dëmshme

për njerëzit, duke përfshirë fëmijët ose personat me probleme mjekësore.

2.6 Ndriçimi i brendshëm

PARALAJMËRIM!

Rrezik goditjeje elektrike.

• Në lidhje me llambat brenda produktit dhe llambat e pjesëve të këmbimit të shitura veçmas:

Këto llamba janë prodhuar për kushte ekstreme fizike në pajisjet elektroshtëpiake, si p.sh.

temperaturë, dridhje, lagështirë, ose janë prodhuar për të sinjalizuar informacion rreth

statusit të përdorimit të pajisjes. Ato nuk janë prodhuar për t’u përdorur në aplikacione të

tjera dhe nuk janë të përshtatshme për ndriçim në ambiente shtëpiake.

• Ky produkt përmban një burim drite të klasit G të efikasitetit të energjisë.

• Përdorni vetëm llamba me të njëjtat specifike.

2.7 Shërbimi

• Për të riparuar pajisjen kontaktoni me qendrën e autorizuar të shërbimit.

• Përdorni vetëm pjesë rezervë origjinale.

594/716

UDHËZIMET PËR SIGURINË

instruccionespdf.com
¿Tiene más preguntas?

¿No ha encontrado la solución a su problema en el manual o tiene otros problemas? Haga su pregunta en el siguiente formulario con una descripción detallada de su situación para que otras personas y expertos puedan responderla. Si sabe cómo resolver el problema de otra persona, ayúdele :)

Hacer una pregunta