Saeco SM6582/30 Máquina de café – Manual de instrucciones en formato pdf, léalo en línea gratis. Esperamos que le ayude a resolver cualquier duda que pueda tener al utilizar el aparato.
Si aún tiene preguntas, escríbalas debajo del manual de instrucciones.
"Estamos cargando el manual" significa que debe esperar a que se cargue el archivo para poder leerlo en línea. Algunos manuales son muy pesados y el tiempo que tardan en aparecer depende de su velocidad de internet.
352
Shqip
Procedura e pastrimit të çmërsit
Përdorni vetëm pastrues çmërsi "Philips". Mos përdorni në asnjë rrethanë një pastrues çmërsi me bazë
acidi sulfurik, acidi klorhidrik, acidi sulfurik ose acetik (uthull) pasi mund të dëmtojnë qarkun e ujit të
makinës suaj dhe nuk do ta tresin siç duhet gëlqeren. Garancia juaj është e pavlefshme nëse nuk
përdorni pastruesin e çmërsit "Philips". Garancia juaj është gjithashtu e pavlefshme nëse nuk pastroni
pajisjen nga çmërsi. Mund të blini nga interneti pastrues çmërsi "Philips" në faqen
www.saeco.com/care
.
1
Kur makina ju kërkon ta pastroni nga çmërsi, shtypni butonin e ndezjes/fikjes për të nisur
pastrimin. Për të nisur pastrimin e makinës nga çmërsi, pa jua kërkuar makina, prekni ikonën
"Pastro" dhe zgjidhni "Pastro çmërsin".
2
Hiqni vasketën e pikimit, enën e mbetjeve të kafesë dhe enën (Fig. 35) e "HygieSteam", zbrazini ato
dhe vendosini sërish në vend.
3
Hiqni depozitën e ujit është boshatiseni atë. Më pas, hiqni filtrin "AquaClean".
4
Zbrazni të gjithë shishen "Philips" për pastrimin e çmërsit në depozitën e ujit dhe pastaj mbusheni
me ujë deri në nivelin (Fig. 51) "CALC CLEAN (PASTRIMI I ÇMËRSIT)". Pastaj vendoseni sërish në
makinë.
5
Vendosni një enë të madhe (1,5 l) nën grykën e nxjerrjes së kafesë.
6
Sigurohuni që ena "HygieSteam" të jetë montuar (Fig. 44) siç duhet dhe të jetë lidhur me makinën
(Fig. 45). Vendosni tubin e qumështit te mbajtësi (Fig. 46) i tubit të qumështit.
7
Ndiqni udhëzimet në ekran për të nisur procesin e pastrimit të çmërsit. Procesi i pastrimit të çmërsit
zgjat rreth 30 minuta dhe përbëhet nga një cikël i pastrimit të çmërsit dhe një cikël shpëlarjeje.
8
Pas përfundimit të ciklit të pastrimit, duhet të shpëlani depozitën e ujit dhe qarkun e ujit. Ndiqni
udhëzimet në ekran.
9
Vendosni një filtër të ri "AquaClean" në depozitën e ujit dhe aktivizojeni atë (shih 'Aktivizimi i filtrit të
ujit "AquaClean" (5 min.)').
Këshillë: Përdorimi i filtrit "AquaClean" ul nevojën për pastrimin e çmërsit!
Çfarë duhet të bëni nëse ndërpritet procedura e pastrimit të
çmërsit
Mund të dilni nga procedura e pastrimit të çmërsi duke shtypur butonin e ndezjes/fikjes në panelin e
kontrollit. Nëse ndërpritet procedura e pastrimit të çmërsit përpara se të përfundojë plotësisht,
veproni si më poshtë:
1
Boshatisni dhe shpëlani mirë depozitën e ujit.
2
Mbushni depozitën e ujit me ujë të pastër deri në treguesin e nivelit "CALC CLEAN (PASTRIMI I
ÇMËRSIT)" dhe ndizeni sërish makinën. Makina do të nxehet dhe do të kryej ciklin e shpëlarjes
automatike.
3
Përpara se të përgatisni çfarëdo pije, kryeni një cikël shpëlarjeje manuale. Për të kryer ciklin e
shpëlarjes manuale, fillimisht mbushni depozitën e ujit deri në gjysmë me ujë të nxehtë dhe pastaj
përgatisni 2 filxhanë me kafe të bluar paraprakisht pa shtuar kafe të bluar.
Shënim: Nëse procedura e pastrimit të çmërsit nuk ka përfunduar, makina do të kërkojë sa më parë
një tjetër procedurë pastrimi të çmërsit.
Kodet e gabimit
Më poshtë mund të gjeni një listë të kodeve të gabimeve që shfaqin probleme të cilat mund t'i
zgjidhni vetë. Mund të gjeni video udhëzuese në faqen
www.saeco.com/care
. Nëse shfaqet një tjetër
¿Tiene más preguntas?¿No ha encontrado la solución a su problema en el manual o tiene otros problemas? Haga su pregunta en el siguiente formulario con una descripción detallada de su situación para que otras personas y expertos puedan responderla. Si sabe cómo resolver el problema de otra persona, ayúdele :)