Skil 9005 - Manual de instrucciones - Página 28

Skil 9005 Rectificadora – Manual de instrucciones en formato pdf, léalo en línea gratis. Esperamos que le ayude a resolver cualquier duda que pueda tener al utilizar el aparato.

Si aún tiene preguntas, escríbalas debajo del manual de instrucciones.

"Estamos cargando el manual" significa que debe esperar a que se cargue el archivo para poder leerlo en línea. Algunos manuales son muy pesados y el tiempo que tardan en aparecer depende de su velocidad de internet.
Página:
/ 45
Estamos cargando el manual
background image

163

f) 

Nëse përdorimi i veglës së punës në një vend me 

lagështi është i pashmangshëm, përdorni një 

automat qarku me shkarkesë me tokëzim.

 Përdorimi i 

një automati me shkarkesë me tokëzim zvogëlon rrezikun 

e goditjes elektrike.

3) SIGURIA PERSONALE

a) 

Qëndroni në gatishmëri, shikoni se çfarë po bëni 

dhe përdorni gjykimin kur përdorni një vegël pune. 

Mos e përdorni një vegël pune kur jeni i lodhur ose 

nën ndikimin e ilaçeve, alkoolit ose mjekimit.

 Një 

moment humbje e vëmendjes gjatë përdorimit të veglave 

të punës mund të shkaktojë dëmtime të rënda personale.

b) 

Përdorni pajisje personale mbrojtëse. Mbani 

gjithmonë pajisje për mbrojtjen e syve.

 Pajisjet 

mbrojtëse si maska kundër pluhurit, këpucët që nuk 

rrëshqasin, kaskat ose pajisjet për mbrojtjen e veshëve 

për kushtet përkatëse do të zvogëlojnë dëmtimet 

personale.

c) 

Parandaloni ndezjen e rastësishme. Sigurohuni që 

çelësi është në pozicionin fikur para se të lidhni 

burimin e energjisë dhe/ose baterinë, para se të 

merrni ose të transportoni pajisjen.

 Transportimi i 

veglave të punës me gishtin në çelës ose aktivizimi i 

veglave të punës që kanë çelësin të ndezur është një 

ftesë për aksidente.

d) 

Hiqni çdo çelës ose çelës përshtatës para ndezjes 

së veglës së punës.

 Një çelës i lënë i lidhur me një 

pjesë rrotulluese të veglës së punës mund të shkaktojë 

dëmtime personale.

e) 

Mos u zgjasni. Mbani një vendosje të mirë të 

këmbëve dhe një ekuilibër të mirë në çdo moment.

 

Kjo gjë bën të mundur një kontroll më të mirë të veglës së 

punës në situata të papritura.

f) 

Vishuni në mënyrën e duhur. Mos vishni veshje të 

gjera ose bizhuteri. Mbani flokët, veshjet dhe 

dorashkat larg nga pjesët lëvizëse.

 Veshjet e gjera, 

bizhuteritë ose flokët e gjatë mund të kapen nga pjesët 

në lëvizje.

g) 

Nëse janë ofruar pajisje për lidhjen e pajisjeve të 

mbledhjes dhe nxjerrjes së pluhurave, sigurohuni 

që ato të jenë të lidhura dhe të përdoren si duhet.

 

Përdorimi i mbledhjes së pluhurave mund të zvogëlojë 

rreziqet në lidhje me pluhurat.

4) PËRDORIMI DHE KUJDESI PËR VEGLËN E PUNËS

a) 

Mos ushtroni forcë mbi veglën e punës. Përdorni 

veglën e punës të duhur për përdorimin tuaj.

 Vegla e 

punës e duhur do të realizojë një punë më të mirë dhe 

më të sigurt dhe me shpejtësinë që ajo është e 

projektuar.

b) 

Mos përdorni veglën e punës nëse çelësi nuk e ndez 

apo e fik.

 Çdo vegël pune që nuk mund të kontrollohet 

me anë të çelësit është e rrezikshme dhe duhet të 

riparohet.

c) 

Shkëputni spinën nga burimi i energjisë dhe/ose 

baterinë nga vegla e punës para se të bëni 

rregullime të tjera, të ndryshoni aksesorët ose të 

ruani veglat e punës.

 Këto masa parandaluese të 

sigurisë ulin rrezikun e ndezjes aksidentale të veglës së 

punës.

d) 

Mbani veglat e punës larg fëmijëve dhe mos lejoni 

personat e pamësuar me veglën e punës ose këto 

udhëzime për përdorimin e pajisjes.

 Veglat e punës 

janë të rrezikshme në duart e përdoruesve të patrajnuar.

e) 

Mirëmbani veglat e punës. Kontrolloni për 

mospërshtatje ose bllokim të pjesëve lëvizëse, 

thyerje të pjesëve dhe gjendje të tjera që mund të 

ndikojnë në funksionimin e veglës së punës. Nëse 

dëmtohet, riparojeni veglën e punës para 

përdorimit.

 Shumë aksidente shkaktohen nga veglat e 

punës jo të mirëmbajtura si duhet.

f) 

Mbajini pajisjet prerëse të pastra dhe të mprehta.

 

Pajisjet e prerjes të mirëmbajtura dhe me anë të mprehta 

kanë më pak mundësi për t’u bllokuar dhe janë më të 

lehta për t’u kontrolluar.

g) 

Përdorni veglat e punës, aksesorët dhe puntot, etj. 

në përputhje me këto udhëzime, duke marrë 

parasysh kushtet e punës dhe punën që do të 

kryhet.

 Përdorimi i veglave për përdorime të ndryshme 

nga ato të përcaktuara mund të shkaktojë rreziqe.

5) SHËRBIMI

a) 

Shërbimi i veglës së punës duhet të kryhet nga një 

person i kualifikuar për riparimet duke përdorur 

vetëm pjesë ndërrimi identike.

 Kjo gjë do të sigurojë 

ruajtjen e sigurisë së veglave të punës.

UDHËZIMET E SIGURISË PËR MPREHËSET KËNDORE

1) UDHËZIMET E SIGURISË PËR TË GJITHA VEPRIMET

a) 

Kjo vegël pune është e projektuar të përdoret si 

pajisje për mprehje, smerilim, fërkim me tej ose për 

prerje. Lexoni të gjitha paralajmërimet e sigurisë, 

udhëzimet, ilustrimet dhe specifikimet të dhëna me 

këtë vegël pune. 

Mosrespektimi i të gjitha udhëzimeve 

më poshtë mund të rezultojë në goditje elektrike, zjarr 

dhe/ose dëmtime të rënda.

b) 

Kjo vegël pune nuk rekomandohet për lustrime.

 

Veprimet për të cilat nuk është i përcaktuar përdorimi i 

kësaj vegle, mund të shkaktojnë një rrezik dhe të 

shkaktojnë lëndime personale.

c) 

Mos përdorni aksesorë që nuk janë të projektuar 

dhe të rekomanduar në mënyrë specifike nga 

prodhuesi i pajisjes. 

Vetëm fakti se aksesori mund të 

lidhet me veglën e punës nuk garanton një përdorim të 

sigurt.

d) 

Shpejtësia nominale e aksesorit duhet të jetë të 

paktën e barabartë me shpejtësinë maksimale në 

veglën e punës. 

Aksesorët që punojnë më shpejt se 

shpejtësia e tyre nominale mund të shkëputen e të 

fluturojnë.

e) 

Diametri i jashtëm dhe trashësia e aksesorit tuaj 

duhet të jetë brenda vlerës së kapacitetit të veglës 

së punës. 

Aksesorët me madhësi të gabuara nuk mund 

të ruhen ose të kontrollohen si duhet.

f) 

Montimi me filetim i aksesorëve duhet të përputhet 

me filetimin e boshtit të pajisjes mprehëse. Për 

aksesorët që montohen me fllanxha, vrima e boshtit 

kryesor të aksesorit duhet të përputhet me 

diametrin e vendosjes së fllanxhës.

 Aksesorët që nuk 

përputhen me mekanizmin e montimit të veglës së punës 

do të humbin ekuilibrin, do të dridhen më shumë se sa 

duhet dhe mund të shkaktojnë humbje të kontrollit.

g) 

Mos përdorni një aksesor të dëmtuar. Para çdo 

përdorimi, kontrolloni aksesorët si rrotat gërryese 

për krisje ose ciflosje, fletët mbështetëse për krisje, 

instruccionespdf.com
¿Tiene más preguntas?

¿No ha encontrado la solución a su problema en el manual o tiene otros problemas? Haga su pregunta en el siguiente formulario con una descripción detallada de su situación para que otras personas y expertos puedan responderla. Si sabe cómo resolver el problema de otra persona, ayúdele :)

Hacer una pregunta