AEG DF6260ML/1 - Manual de instrucciones - Página 13

AEG DF6260ML/1 Campana extractora – Manual de instrucciones en formato pdf, léalo en línea gratis. Esperamos que le ayude a resolver cualquier duda que pueda tener al utilizar el aparato.

Si aún tiene preguntas, escríbalas debajo del manual de instrucciones.

"Estamos cargando el manual" significa que debe esperar a que se cargue el archivo para poder leerlo en línea. Algunos manuales son muy pesados y el tiempo que tardan en aparecer depende de su velocidad de internet.
Página:
/ 17
Estamos cargando el manual
background image

 

38 

 

SQ - Udhëzime montimi dhe përdorimi 

Zbatoni me përpikmëri udhëzimet e përshkruara në këtë manual

Shoqëria nuk mban përgjegjësi për pakujdesi, dëme apo zjarre të 
shkaktuara nga moszbatimi i rregullave të përshkruara në këtë manual. 
Oxhaku është projektuar vetëm për përdorim shtëpiak.  

  Vërejtje 

Kujdes!

 Mos e lidhni pajisjen me rrymën elektrike pa kryer plotësisht 

instalimin.   
Përpara çdo veprimi pastrimi ose mirëmbajtjeje, shkëputeni oxhakun nga 
rryma elektrike duke hequr spinën ose duke ulur siguresës e përgjithshme të 
banesës.  
Gjatë ë gjitha veprimeve montuese apo të mirëmbajtjes përdorni dorashka 
pune. 
Pajisja nuk duhet të përdoret nga fëmijë ose nga persona që nuk janë në 
gjendje nga pikëpamja fizike, shqisore apo mendore, 
dhe që nuk kanë njohje dhe eksperiencë për përdorimin e pajisjes, në të 
kundërt duhet të mbikqyren ose të mësohen për përdorimin e saj nga një 
njeri i përgjegjshëm për sigurinë e tyre. 
Fëmijët duhet të mbahen nën vëzhgim me qëllim që të mos luajnë me 
pajisjen. 
Mos e përdorni KURRË oxhakun nëse rrjeti i filtrave nuk është montuar siç 
duhet! 
Oxhaku nuk duhet të përdoret KURRË si mbështetëse për të vendosur 
sende, veç në rast se janë të këshilluara posaçërisht. 
Kur oxhaku përdoret njëkohësisht me pajisje të tjera me gaz apo lëndë të 
tjera djegëse, ambjenti duhet të ajroset në mënyrë të mjaftueshme. 
Ajri i thithur nuk duhet të dërgohet kurrë në një tubacion që përdoret për 
nxjerrjen e tymit të pajisjeve me djegje gazi apo lëndë të tjera djegëse. Është 
e ndaluar rreptësisht të  gatuani me flakë poshtë oxhakut thithës. 
Lënia e zjarrit të lirë mund të dëmtojë filtrat dhe mund të shkaktojë zjarr, 
prandaj duhet të mënjanohet patjetër. 
Skuqjet e produkteve ushqimore duhet të bëhen nën vëzhgim për të 
parandaluar zjarrin në rast tejnxehjeje të vajit. 
Kur suprina është duke punuar pjesët e oxhakut mund të nxehen. 
Për sa i përket masave teknike dhe të sigurisë që duhet të zbatohen për 
nxjerrjen e tymit, duhet të zbatohen me përpikmëri rregulloret e ndërmarrjeve 
lokale kompetente.  
Oxhaku duhet të  pastrohet rregullisht si brenda ashtu edhe jashtë (TË 
PAKTËN NJË HERË NË MUAJ, duke respektuar rregullat e përshkruara në 
këtë manual) 
Moszbatimi i këtyre rregullave të pastërtisë së oxhakut dhe të ndërrimit e 
pastrimit të filtrave të yndyrës përbën rrezik zjarri. 
Mos e përdorni oxhakun nëse llambat nuk janë të vendosura siç duhet për të 
mënjanuar kështu rrezikun e dridhjeve nga rryma elektrike. 
Shoqëria nuk mban përgjegjësi për pakujdesi, dëme apo zjarre të 
shkaktuara nga moszbatimi i rregullave të përshkruara në këtë manual. 
Kjo pajisje është e pajisur me shenjën dalluese sipas direktivës evropiane 
2002/96/CE për pajisjet elektrike dhe elektronike (waste electrical and 
electronic equipment- WEEE). 
Duke u kujdesur për një eliminim të rregullt të pajisjes, ndihmoni në 
shmangjen e pasojave negative që mund të dëmtojnë ambjentin dhe 
shëndetin në rast përpunimi jo të duhur të pajisjes.  

Shenja 

e vendosur mbi pajisje apo në dokumentacionin përkatës, 

tregon se pajisja nuk mund të trajtohet si mbeturinë shtëpiake. Kështu ajo 
duhet të grumbullohet në qendrën e përcaktuar për riciklimin e pajisjeve 
elektrike dhe elektronike. Per eliminimin e pajisjeve te tilla duhet të zbatohen 
rregullat vendore në fuqi për eliminimin e mbeturinave.  
Për informacione më të hollësishme rreth trajtimit, grumbullimit dhe riciklimit 
të këtij produkti, ju lutem të lidheni me këshillin tuaj vendor, me shërbimin 
tuaj të eliminimit të mbeturinave shtëpiake ose me pikëshitjen ku keni blerë 
pajisjen. 

Përdorimi 

Oxhaku është realizuar për t’u përdorur në variantin thithës me shkarkim të 

jashtëm 

 ose filtrues me qarkullim të brendshëm 

Montimi - 

Largësia minimale midis sipërfaqes mbështetëse të eneve mbi 

pllakën e gatimit dhe pjesës më të poshtme të oxhakut thithës duhet të jetë 
jo më pak se 43cm në rastin e kuzhinave elekrike dhe jo më pak se 65cm në 
rastin e kuzhinave me gaz apo të përziera. Nëse udhëzimet e instalimit të 
pllakave të gatimit me gaz përcaktojnë një largësi më të madhe, duhet të 
mbahet gjithnjë parasysh. Tensioni i rrymës duhet të përkojë me tensionin e 
treguar në etiketën e vendosur nga ana e brendshme e oxhakut. Nëse ka një 
spinë atëherë lidheni oxhakun me prizën në mur sipas rregullave në fuqi, të 
vendosur në një zonë të arritshme edhe pas instalimit. Nëse nuk ka asnjë 
spinë (me lidhje direkte ose me qark elektrik), ose nëse spina nuk gjendet në 
një zonë të arritshme, edhe pas instalimit, përdorni një çelës sigurese që 
garanton shkëputjen e plotë të oxhakut nga rryma elektrike në rast 
mbingarkese të kategorisë III, në zbatim të rregullave të montimit.

 

Kujdes!

 Përpara se të rilidhni qarkun e oxhakut me rrymën elektrike dhe të 

verifikoni funksionimin e drejtë, kontrolloni gjithnjë që kablloja ushqyese të 
jetë montuar si duhet.  

Funksionimi - 

Oxhaku është i pajisur me një panel komandimi me kontroll 

të shpejtësisë së thithjes dhe kontroll të ndjezjes së dritës për ndriçimin e 
pllakës së gatimit.

 

Përdorni shpejtësinë maksimale në rast përqëndrimi të veçantë të avujve të 
gatimit. Ju këshillojmë ta ndizni thithësin 5 minuta para se të filloni të gatuani 
dhe ta lini të punojë për rreth 15 minuta pas përfundimit të gatimit. 
Përdorni butonat ose pulsantet e parashikuara për kontrollin e dritave dhe të 
fuqisë së thithjes në dispozicion. 

Vetëm në disa modele:

 duke hapur dhe mbyllur mbedhësin e avullit mund 

të kontrollohet ndezja e fikja e ventiluesit që rregullon fuqinë e thithjes dhe, 
në disa raste, ndezja dhe fikja e dritave. 

Mirëmbajtja - Kujdes! Përpara çdo veprimi pastrimi ose mirëmbajtjeje, 
shkëputeni oxhakun nga rryma elektrike duke hequr spinën ose duke 
ulur siguresës e përgjithshme të banesës.  

Oxhaku duhet të pastrohet herë pas here (të paktën me të njëjtën 
kohëzgjatje që kryehet mirëmbajtja e filtrave të yndyrës), si nga brenda 
ashtu edhe nga jashtë. Për pastrimin përdorni një leckë të njomë me ilaç 
larës të lëngët jogërryes. 
Mos përdorni produkte që përmbajnë gërryese. 

MOS PËRDORNI ALKOL! 

Kujdes: 

Mosrespektimi i rregullave të pastërtisë së pajisjes dhe të 

zëvendësimit të filtrave përbën rrezik zjarri. Bëni kujdes që të zbatoni 
udhëzimet e dhëna. 
Shoqëria nuk mban përgjegjësi për dëme të mundshme tek motorri, për 
zjarre të shkaktuara nga mosmirëmbajtja apo nga moszbatimi i vërejtjeve të 
mësipërme. 

Filtri antiyndyrë - Fig. 3-12 - Filtri antiyndyrë metalik 

duhet të pastrohet 

një herë në muaj me detergjentë jo gërryes, me dorë ose me makinë larëse 
me temperaturë të ulët dhe me cikël të shkurtër.

 

Kur lahet në makinë larëse, 

filtri antiyndyrë metalik mund të çngjyroset, por karakteristikat e tij të filtrimit 
nuk ndryshojnë aspak.

 

Filtri prej karboni aktiv (Vetëm për Llojin Fitrues) - Fig. 11 
Type 150 - Filtër prej karboni aktiv që mund të lahet 
Filtri prej karboni mund të lahet çdo dy muaj me ujë të ngrohtë dhe 
detergjentë të përshtatshëm ose në makinë larëse në 

65°C (në rastin kur 

lahet në makinë larëse përdor ciklin e plotë të larjes pa enë brenda). 
Hiqeni ujin e tepërt pa e dëmtuar filtrin, më pas hiqeni dyshekun e vogël të 
vendosur në brendësi të shasisë prej plastike dhe vendoseni në furrë për 10 
minuta në 100 

˚

C për ta tharë përfundimisht. 

Zëvendësojeni dyshekun e vogël çdo 3 vjet dhe sa herë që lecka të jetë 
dëmtuar. 

Type 60/80 - Filtër prej karboni aktiv që NUK lahet

 

Bllokimi i filtrit të karbonit vërehet pas një përdorimi pak a shumë të gjatë 
sipas llojit të kuzhinës dhe rregullsisë së pastrimit të filtrit të yndyrës. 
Sidoqoftë është e nevojshme të zëvendësohet të paktën çdo katër muaj. 
NUK mund të lahet dhe të rivendoset. 

Zëvendësimi i Llambave - Fig. 13 

Shkëputeni pajisjen nga rryma elektrike. 

Kujdes! 

Përpara se t’i prekni llambat sigurohuni që të jenë ftohur. 

Hiqni llambën e dëmtuar dhe zëvendësojeni me një të re prej 9W-G23. 
 
 

instruccionespdf.com
¿Tiene más preguntas?

¿No ha encontrado la solución a su problema en el manual o tiene otros problemas? Haga su pregunta en el siguiente formulario con una descripción detallada de su situación para que otras personas y expertos puedan responderla. Si sabe cómo resolver el problema de otra persona, ayúdele :)

Hacer una pregunta