Makita ELM4620 - Manual de instrucciones - Página 21

Makita ELM4620 Cortacésped – Manual de instrucciones en formato pdf, léalo en línea gratis. Esperamos que le ayude a resolver cualquier duda que pueda tener al utilizar el aparato.

Si aún tiene preguntas, escríbalas debajo del manual de instrucciones.

"Estamos cargando el manual" significa que debe esperar a que se cargue el archivo para poder leerlo en línea. Algunos manuales son muy pesados y el tiempo que tardan en aparecer depende de su velocidad de internet.
Página:
/ 46
Estamos cargando el manual
background image

185

ALBANIAN

Është përgjegjësi e punëdhënësit të detyrojë 

përdorimin e pajisjeve të duhura mbrojtëse 

për sigurinë nga punëtorët dhe nga personat e 

tjerë që ndodhen pranë ambienteve të punës.

7. 

Përpara përdorimit, kontrolloni kordonin e 

furnizimit dhe të energjisë për shenja dëmtimi 

ose vjetërimi. Nëse kordoni dëmtohet gjatë 

përdorimit, shkëputeni kordonin menjëherë 

nga furnizimi me energji. Mos e prekni 

kordonin përpara se të jetë shkëputur furnizimi 

me energji. Mos e përdorni kositësen nëse 

kordoni është dëmtuar ose konsumuar.

8. 

Përdoreni kositësen vetëm gjatë ditës ose në 

kushte të mira ndriçimi artificial.

9. 

Shmangni përdorimin e kositëses në bar të 
lagur.

10. 

Mos e përdorni kurrë kositësen në shi.

11. 

Mbajeni gjithmonë fort dorezën.

12. 

Siguroni mbështetje të mirë të këmbëve në 

zona të pjerrëta.

13. 

Ecni, mos vraponi asnjëherë.

14. 

Mos kapni me dorë disqet prerëse ose tehet 

prerëse të ekspozuara kur e ngrini ose mbani 

kositësen.

15. 

Gjendja fizike – Mos e përdorni kositësen kur 

jeni nën ndikimin e drogës, alkoolit ose ndonjë 

medikamenti.

16. 

Mbajini këmbët dhe duart larg disqeve 

rrotulluese. Kujdes - Disqet rrëshqasin pasi 

kositësja fiket.

17. 

Përdorni vetëm disqet origjinale të prodhuesit 

të specifikuara në këtë manual.

18. 

Kontrollojini disqet me kujdes për krisje ose 

dëmtim përpara përdorimit. Zëvendësoni 

menjëherë disqet e krisura ose të dëmtuara.

19. 

Sigurohuni që në zonë të mos ketë njerëz 

të tjerë përpara se të nisni kositjen. Fikeni 

kositësen nëse ndokush afrohet në zonë.

20. 

Hiqni materialet e huaja si gurët, telat, shishet, 

kockat dhe shkopinjtë e mëdhenj nga zona 

e punës përpara se të nisni kositjen për të 

parandaluar lëndimin personal ose dëmtimin e 
kositëses.

21. 

Ndaloni menjëherë përdorimin nëse vini re 

diçka të pazakontë. Fikeni kositësen dhe 

shkëputeni kordonin e energjisë nga furnizimi 

me energji. Pastaj kontrolloni kositësen.

22. 

Mos u përpiqni kurrë të rregulloni lartësinë e 

rrotës ndërkohë që kositësja është në punë.

23. 

Lëshoni levën e çelësit dhe prisni që disku 

të mos rrotullohet më përpara se të kaloni 

rrugët, rrugicat ose ndonjë zonë të mbuluar 

me zhavorr. Gjithashtu, shkëputeni kordonin 

me energji nga furnizimi me energji nëse lini 

kositësen vetëm, zgjasni dorën për të kapur 

ose hequr diçka që keni përpara ose për 

ndonjë arsye tjetër që mund t‘ju shpërqendrojë 

nga puna që po bëni.

24. 

Objektet që goditen nga disku i kositëses 

mund të shkaktojnë lëndime të rënda ndaj 

personave. Duhet të ekzaminoni gjithmonë me 

kujdes oborrin dhe të hiqni të gjitha objektet 

përpara se të kositni barin.

25. 

Nëse kositësja godet një objekt të huaj, ndiqni 

hapat e mëposhtëm:

- Fikni kositësen, lëshoni levën e çelësit dhe 

prisni derisa disku të ketë ndaluar plotësisht.

- Shkëputni kordonin e energjisë nga furnizimi 

me energji.

- Kontrolloni mirë kositësen për ndonjë dëmtim.

- Zëvendësoni diskun nëse ka ndonjë dëmtim. 

Riparoni çdo dëmtim përpara se të rinisni ose 

të vazhdoni punën me kositësen.

26. 

Kontrolloni vazhdimisht koshin e barit 

për konsumim ose vjetërim. Për ruajtje, 

sigurohuni gjithmonë që koshi i barit të jetë 

bosh. Për siguri, një kosh bari të konsumuar 

zëvendësojeni me një kosh të ri nga fabrika.

27. 

Tregoni shumë kujdes kur ndryshoni drejtimin 

e kositëses ose kur e tërhiqni drejt vetes.

28. 

Ndaloni diskun(disqet) nëse kositësja duhet 

anuar për transportim, kur kaloni në sipërfaqe 

ku nuk ka bar dhe kur e transportoni nga apo 

për në zonën e përdorimit.

29. 

Mos e përdorni kurrë kositësen me mbrojtëse 

me defekt ose pa montuar në vendin e 

duhur pajisje sigurie, për shembull pajisjet 

shmangëse dhe/ose koshin e barit.

30. 

Ndizeni kositësen me kujdes sipas 

udhëzimeve dhe me këmbët larg diskut 

(disqeve).

31. 

Mos e anoni kositësen kur ndizni motorin, 

përveçse kur kositësja duhet të anohet për t’u 

ndezur. Në këtë rast mos e anoni më shumë 

nga sa është e nevojshme dhe ngrini vetëm 

pjesën që është larg përdoruesit. Gjithmonë 

sigurohuni që të dyja duart të jenë pozicionin 

e përdorimit përpara se ta ktheni në tokë 

pajisjen.

32. 

Mos e ndizni kositësen kur jeni duke qëndruar 

përpara vrimës së shkarkimit.

33. 

Mos i vendosni duart ose këmbët pranë apo 

nën pjesët rrotulluese. Qëndroni gjithmonë 

larg vrimës së shkarkimit.

34. 

Mos e transportoni kositësen kur kositësja 

është e ndezur.

35. 

Ndaloni kositësen dhe hiqni spinën nga priza. 

Sigurohuni që të gjitha pjesët lëvizëse të kenë 

ndaluar plotësisht

- sa herë që lini kositësen vetëm,

- përpara se të pastroni bllokimet apo të 

zhbllokoni marmitën,

- përpara se të kontrolloni, pastroni ose të 

punoni me kositësen,

instruccionespdf.com
¿Tiene más preguntas?

¿No ha encontrado la solución a su problema en el manual o tiene otros problemas? Haga su pregunta en el siguiente formulario con una descripción detallada de su situación para que otras personas y expertos puedan responderla. Si sabe cómo resolver el problema de otra persona, ayúdele :)

Hacer una pregunta