Makita UR2300 Desbrozadora – Manual de instrucciones en formato pdf, léalo en línea gratis. Esperamos que le ayude a resolver cualquier duda que pueda tener al utilizar el aparato.
Si aún tiene preguntas, escríbalas debajo del manual de instrucciones.
"Estamos cargando el manual" significa que debe esperar a que se cargue el archivo para poder leerlo en línea. Algunos manuales son muy pesados y el tiempo que tardan en aparecer depende de su velocidad de internet.
140
2.
Mënjanoni kontaktin me trup të pajisjeve të
tokëzuara si tubacione, radiatorë, soba dhe
frigoriferë.
Rreziku i goditjes elektrike rritet nëse
trupi juaj është i tokëzuar.
3. Mos e ekspozoni veglën në shi apo ambient të
lagësht. Hyrja e ujit në pajisje rrit rrezikun e goditjes
elektrike.
4.
Mos e keqpërdorni kabullin. Mos e përdorni
kabullin për të mbajtur, tërhequr ose hequr nga
priza pajisjen. Mbajeni kordonin larg nxehtësisë,
vajit, anëve të mprehta dhe pjesëve të
lëvizshme.
Kordonët e dëmtuar ose të ngatërruar
rrisin rrezikun e goditjes elektrike.
5. Mos e përdorni veglën nëse çelësi nuk e ndez
dhe nuk e fik atë. Çdo pajisje që nuk mund të
kontrollohet me çelësin është e rrezikshme dhe
duhet riparuar.
6.
Kur ju duhet të përdorni një pajisje elektrike
në ambient të jashtëm, përdorni një kabull
zgjatues që është i përshtatshëm për përdorim
në ambient të jashtëm.
Përdorimi i një kabulli të
përshtatshëm për ambient të jashtëm redukton
rrezikun nga goditja elektrike.
7.
Nëse përdorimi i veglës elektrike në ambient të
lagësht është i pashmangshëm, përdorni një
burim energjie të mbrojtur nga automati (RCD).
Përdorimi i një pajisjeje RCD redukton rrezikun e
goditjes elektrike.
8.
Gjithmonë rekomandohet të përdoret energjia
elektrike përmes një pajisjeje RCD me rrymë të
matur me vlerë 30 mA ose më të vogël.
9. Parandaloni ndezjen e paqëllimshme. Sigurohuni
që çelësi të jetë në pozicionin “fikur” përpara se të
lidhni energjinë elektrike, të merrni apo transportoni
pajisjen. Transportimi i pajisjeve elektrike me gishtin
te çelësi i ndezjes ose lidhja e tyre me energjinë
ndërkohë që çelësi është në pozicionin ndezur
mund të shkaktojë aksidente.
10. Përpara përdorimit, kontrolloni kabullin elektrik për
shenja dëmtimi ose konsumimi.
11. Nëse kordoni dëmtohet gjatë përdorimit, hiqeni
atë menjëherë nga priza.
Mos e prekni kordonin
përpara se ta hiqni atë nga priza elektrike.
12. Mos e përdorni veglën nëse kordonët janë të
dëmtuar ose të konsumuar.
13. Ruajeni kordonin e zgjatimit larg nga elemente
prerës.
Vënia në punë
1. Përpara montimit ose rregullimit të pajisjes, hiqeni
atë nga priza elektrike.
2. Vishni doreza mbrojtëse përpara montimit të tehut
prerës.
3. Përpara vendosjes në prizë, kontrollojeni veglën
për dëmtime, vida të liruara dhe/ose montime jo
të sakta. Mpriheni tehun prerës të pamprehur.
Nëse tehu prerës është i përkulur ose i dëmtuar,
zëvendësojeni atë. Kontrolloni të gjitha levat dhe
çelësat komandues për një përdorim sa më të lehtë.
Pastroni dhe thani dorezat.
4. Asnjëherë mos tentoni të ndizni pajisjen nëse është
e dëmtuar ose nëse nuk është montuar plotësisht.
Në të kundërt, mund të ndodhin dëmtime serioze.
5. Hiqni çdo çelës rregullimi apo shtrëngues përpara
se të ndizni pajisjen. Një çelës rregullues apo
shtrëngues i lënë në pjesën rrotulluese të pajisjes
mund të shkaktojë dëmtime personale.
6. Rregulloni rripi i supit dhe dorezën mbajtëse duke ia
përshtatur përmasave të trupit të përdoruesit.
7. Kur ta vendosni në prizë, mbajeni pajisjen prerëse
larg trupit dhe objekteve të tjera, përfshirë edhe
tokën. Pajisja mund të rrotullohet kur të vendoset në
prizë, gjë që mund të shkaktojë dëmtime personale,
të vetë pajisjes ose të pronës.
Përdorimi
1. Në rast emergjence, fikni menjëherë veglën.
2. Nëse ndieni diçka të pazakontë (p.sh. zhurmë,
dridhje) gjatë përdorimit, fikeni pajisjen. Mos e
përdorni pajisjen deri sa të përcaktoni dhe të
zgjidhni problemin.
3. Paralajmërim. Pajisja prerëse vazhdon të rrotullohet
për një periudhë të shkurtër edhe pasi e keni fikur
veglën. Mos nxitoni të prekni pajisjen prerëse.
4. Përdorni rripi i supit gjatë përdorimit të pajisjes.
Mbajeni fort veglën në anën tuaj të djathtë.
5. Mos u zgjatni më shumë seç duhet. Mbani në
çdo moment këmbët në pozicionin e duhur dhe
ruani ekuilibrin. Shikoni për pengesa të fshehura
si trungje peme, rrënjë dhe kanale që të mos
pengoheni.
6. Asnjëherë mos punoni në shkallë ose në pemë që
të shmangni humbjen e kontrollit.
7. Përpara përdorimit dhe pas çdo përplasjeje
të fortë ose rënieje të mundshme, kontrolloni
gjendjen e pajisjes para se të vazhdoni punën.
Kontrolloni pajisjet e komandës dhe sigurisë për
keqfunksionim. Nëse ka dëmtime ose dyshoni
për dëmtime, kontaktoni qendrën e autorizuar të
shërbimit për inspektim dhe riparim.
8. Mos e prekni kutinë e ingranazheve. Kutia e
ingranazheve nxehet gjatë përdorimit.
9. Bëni pushim për të parandaluar humbjen e kontrollit
për shkak të lodhjes. Ne rekomandojmë që të bëni
10 deri në 20 minuta pushim pas çdo ore.
10. Kur e lini veglën vetëm qoftë dhe për një kohë të
shkurtër, hiqni gjithmonë spinën nga priza. Nëse
pajisja lihet pa kontroll me spinën e vendosur
në prizë, ajo mund të përdoret nga persona të
paautorizuar dhe të shkaktojë aksidente të rënda.
11. Nëse ndërmjet pajisjes prerëse dhe mbrojtëses
ngec bar ose degë, fikni gjithmonë veglën dhe hiqni
spinën nga priza përpara se ta pastroni. Përndryshe
pajisja prerëse mund të rrotullohet në mënyrë të
paqëllimshme dhe të shkaktojë lëndim serioz.
12. Nëse pajisja prerëse godet gurë ose objekte të
tjera të forta, fikeni menjëherë veglën. Më pas hiqni
spinën nga priza dhe inspektoni pajisjen prerëse.
13. Kontrollojeni shpesh pajisjen prerëse gjatë
përdorimit për krisje ose dëmtime. Përpara
inspektimit, hiqni spinën nga priza dhe prisni
derisa pajisja prerëse të ketë ndaluar plotësisht.
Zëvendësojeni
menjëherë
pajisjen
prerëse
të dëmtuar, qoftë edhe kur ka vetëm krisje
sipërfaqësore.
14. Mos prisni asnjëherë mbi lartësinë e belit.
15. Përpara se të nisni prerjen, prisni derisa pajisja
prerëse të arrijë një shpejtësi të qëndrueshme pas
ndezjes së veglës.
16. Kur përdorni tehe metalike, rrotullojeni veglën në
mënyrë të njëtrajtshme në formë gjysmë-rrethi nga
e djathta në të majtë, sikur po përdorni një kosë.
¿Tiene más preguntas?¿No ha encontrado la solución a su problema en el manual o tiene otros problemas? Haga su pregunta en el siguiente formulario con una descripción detallada de su situación para que otras personas y expertos puedan responderla. Si sabe cómo resolver el problema de otra persona, ayúdele :)