Makita UR2300 - Manual de instrucciones - Página 25

Makita UR2300 Desbrozadora – Manual de instrucciones en formato pdf, léalo en línea gratis. Esperamos que le ayude a resolver cualquier duda que pueda tener al utilizar el aparato.

Si aún tiene preguntas, escríbalas debajo del manual de instrucciones.

"Estamos cargando el manual" significa que debe esperar a que se cargue el archivo para poder leerlo en línea. Algunos manuales son muy pesados y el tiempo que tardan en aparecer depende de su velocidad de internet.
Página:
/ 43
Estamos cargando el manual
background image

143

SHËNIM:

•  Aksesorët  standardë  ndryshojnë  sipas  modelit  dhe 

vendit. 

Për tehun prerës (Figura 6) 
Për kokën prerëse prej najloni (Figura 7) 

Instalimi i mbrojtëses për tehun prerës (Figura 8)

1.  Vendosini  në  vijë  të  drejtë  vrimat  e  mbrojtësit  të 

brendshëm me ato të kutisë së ingranazheve. 

2.  Pastaj mbërthejini ato me tre bulonat.

Instalimi i mbrojtëses për kokën prej najloni 

 KUJDES:

•  Kini  kujdes  të  mos  lëndoheni  te  prerësi  që  pret  fijen  e 

najlonit.

•  Mos  harroni  të  hiqni  mbrojtësen  e  prerësit  përpara 

përdorimit. 

1.  Vendosini  në  vijë  të  drejtë  katër  dadot  në 

mbrojtësen  e  jashtme  me  vrimat  në  mbrojtësen  e 

brendshme. 

(Figura 9)

2.  Mbërthejini ato me katër bulona. 

3.  Vendosini  në  vijë  të  drejtë  vrimat  e  mbrojtëses  së 

brendshme me ato të kutisë së ingranazheve. 

4.  Mbërthejini ato me bulona. 

(Figura 10)

Instalimi i tehut prerës 

 PARALAJMËRIM:

• 

Diametri  i  jashtëm  i  tehut  prerës  duhet  të  jetë 

230  mm.

  Mos  përdorni  kurrë  teh  me  diametër  të 

jashtëm mbi 230 mm.

 KUJDES:

•  Tehu  i  prerësit  duhet  të  mprihet  mirë,  të  mos  ketë 

krisje ose thyerje. Mpriheni ose zëvendësojeni tehun e 

prerësit pas çdo tre orësh pune.

•  Mbani gjithmonë doreza kur punoni me tehun e prerësit.

•  Vendosni  gjithmonë  mbulesën  e  tehut  kur  vegla  nuk 

është në përdorim ose kur transportohet.

•  Dadoja  shtrënguese  e  tehut  të  prerësit  konsumohet 

me  kalimin  e  kohës.  Nëse  vihet  re  ndonjë  konsumim 

ose deformim, zëvendësojeni dadon. Porositeni atë në 

qendrën lokale të autorizuar për shërbim.

NJOFTIM:

•  Sigurohuni që të përdorni tehun e prerësit origjinal.
Kthejeni  veglën  përmbys  për  ta  zëvendësuar  me  lehtësi 

tehun e prerësit. 

(Figura 11)

1.  Vendoseni rondelën hyrëse në bosht.

2.  Rrotullojeni  rondelën  hyrëse  derisa  vrima  në 

rondele vjen mbi vrimën e kutisë së ingranazheve. 

3.  Futni  shufrën  e  rrumbullakët  përmes  të  dy  vrimave 

në mënyrë që rondela hyrëse të mos rrotullohet më. 

4.  Vendoseni tehun në rondelën hyrëse. 

5.  Vendoseni rondelën shtrënguese në teh.

6.  Vendoseni kapakun mbi teh. 

7.  Mbërthejini  ato  me  bulon  duke  e  rrotulluar  atë  në 

drejtim  të  kundërt  me  akrepat  e  orës  ndërkohë  që 

mbani shufrën e rrumbullakët. 

Për  të  hequr  tehun,  kryeni  hapat  e  mësipërme  në  të 

anasjelltë.

Vendosja e kokës prerëse prej najloni (Figura 12)

NJOFTIM:

•  Siguroni  që  të  përdorni  kokë  origjinale  prerëse  prej 

najloni.

Kthejeni  veglën  në  drejtimin  poshtë  me  qëllim  që  koka 

prerëse prej najloni të mund të zëvendësohet lehtësisht.

SHËNIM:

•  Hiqeni kapakun mbi prerësen e kordonit para përdorimit.
1.  Vendoseni rondelën hyrëse në bosht. 

2.  Rrotullojeni  rondelën  hyrëse  derisa  dhëmbëza  në 

rondelën  hyrëse  të  futet  në  dhëmbëzën  e  kutisë  së 

ingranazhit. 

3.  Vendoseni  shufrën  e  rrumbullakët  përmes  të  dyja 

dhëmbëzave  në  mënyrë  që  rondela  hyrëse  të  mos 

rrotullohet. 

4.  Instalojeni  kokën  prerëse  prej  najloni  duke  e 

rrotulluar  atë  në  drejtim  të  kundërt  me  akrepat  e 

orës.

5.  Hiqni  shufrën  e  rrumbullakët  pasi  të  keni  instaluar 

kokën prerëse prej najloni. 

Për të hequr kokën prej najloni, kryeni hapat e mësipërme 

në të anasjelltë.

PËRDORIMI

Mbajtja e duhur e veglës (Figura 13)

Qëndrimi i duhur

 

PARALAJMËRIM:

• 

Gjithmonë  mbajeni  veglën  në  anën  tuaj  të  djathtë 

në  mënyrë  që  ndarësi  të  jetë  gjithmonë  para  trupit 

tuaj.

  Pozicionimi  i  saktë  i  veglës  mundëson  kontrollin 

maksimal  të  saj  dhe  ul  rrezikun  e  lëndimit  të  rëndë 

personal të shkaktuar nga zmbrapsja.

 

KUJDES:

• 

Nëse  gjatë  punës  vegla  prerëse  përplaset 

aksidentalisht në një gur ose objekt të fortë, fikeni 

veglën  dhe  kontrollojeni  për  ndonjë  dëmtim.  Nëse 

vegla prerëse dëmtohet, zëvendësojeni menjëherë. 

Përdorimi  i  një  vegle  prerëse  të  dëmtuar  mund  të 

shkaktojë lëndim të rëndë personal.

Vendoseni  rripin  e  supit  mbi  shpatullën  e  majtë  duke 

kaluar kokën dhe krahun e djathtë përmes tij dhe mbajeni 

veglën në anën tuaj të djathtë duke e mbajtur gjithmonë 

ndarësen përpara trupit tuaj.

Mbërthimi i rripit të supit (Figura 14)

Përshtateni gjatësinë e rripit në mënyrë që vegla prerëse 

të qëndrojë paralelisht me tokën.

Lidheni varësen dhe rripin.

 

PARALAJMËRIM:

• 

Kini  tepër  kujdes  për  të  ruajtur  kontrollin  e  veglës 

gjatë  gjithë  kohës.  Mos  e  lejoni  veglën  të  anohet 

drejt  jush  ose  kujtdo  në  afërsi  të  vendit  të  punës.

 

Mosruajtja  e  kontrollit  të  veglës  mund  të  shkaktojë 

lëndim të rëndë te kalimtarët dhe përdoruesi.

Përshtatja e pozicionit të varëses dhe rripit të 

supit (Figura 15)

Rregullojeni  pozicionin  e  varëses  siç  ilustrohet. 

(Figura 16)

Për të ndryshuar pozicionin e varëses, lironi bulonin mbi 

varëse. Pastaj zhvendoseni varësen.

Pasi të keni rregulluar pozicionin e varëses, shtrëngojeni 

në mënyrë të sigurt bulonin me anë të çelësit.

instruccionespdf.com
¿Tiene más preguntas?

¿No ha encontrado la solución a su problema en el manual o tiene otros problemas? Haga su pregunta en el siguiente formulario con una descripción detallada de su situación para que otras personas y expertos puedan responderla. Si sabe cómo resolver el problema de otra persona, ayúdele :)

Hacer una pregunta