Skil 1415LC - Manual de instrucciones - Página 27

Skil 1415LC Rectificadora – Manual de instrucciones en formato pdf, léalo en línea gratis. Esperamos que le ayude a resolver cualquier duda que pueda tener al utilizar el aparato.

Si aún tiene preguntas, escríbalas debajo del manual de instrucciones.

"Estamos cargando el manual" significa que debe esperar a que se cargue el archivo para poder leerlo en línea. Algunos manuales son muy pesados y el tiempo que tardan en aparecer depende de su velocidad de internet.
Página:
/ 47
Estamos cargando el manual
background image

168

poshtë mund të rezultojë në goditje elektrike, zjarr dhe/

ose dëmtime të rënda.

b) 

Mos përdorni aksesorë që nuk janë të projektuar 

dhe të rekomanduar në mënyrë specifike nga 

prodhuesi i pajisjes. 

Vetëm fakti se aksesori mund të 

lidhet me veglën e punës nuk garanton një përdorim të 

sigurt.

c) 

Shpejtësia nominale e aksesorit duhet të jetë të 

paktën e barabartë me shpejtësinë maksimale në 

veglën e punës. 

Aksesorët që punojnë më shpejt se 

shpejtësia e tyre nominale mund të shkëputen e të 

fluturojnë.

d) 

Diametri i jashtëm dhe trashësia e aksesorit tuaj 

duhet të jetë brenda vlerës së kapacitetit të veglës 

së punës. 

Aksesorët me madhësi të gabuara nuk mund 

të ruhen ose të kontrollohen si duhet.

e) 

Madhësia e boshtit kryesor të disqeve, tamburit të 

smerilimit ose çdo aksesor tjetër duhet të përshtatet 

si duhet me aksin ose tubin e veglës së punës.

 

Aksesorët që nuk përputhen me mekanizmin e montimit 

të veglës së punës do të humbin ekuilibrin, do të dridhen 

më shumë se sa duhet dhe mund të shkaktojnë humbje 

të kontrollit.

f) 

Disqet, tamburët e smerilimit, prerëset ose 

aksesorët e tjerë të montuar me mandrinë duhet të 

futen plotësisht në tub ose në mandrinë. Pjesa e 

zgjatur ose gjatësia e mandrinës nga disku te 

mandrina duhet të jetë minimale.

 Nëse mandrina nuk 

është e kapur mjaftueshëm dhe/ose pjesa e zgjatur e 

diskut është shumë e gjatë, disku i montuar mund të 

lirohet dhe të dalë në një shpejtësi të lartë.

g) 

Mos e përdorni një aksesor të dëmtuar. Para çdo 

përdorimi kontrolloni aksesorin, si disqet gërryese 

për krisje dhe të çara, tamburin e smerilimit për 

krisje, çarje ose konsum të tepërt, furçat e telit për 

tela të liruar ose të krisur. Nëse bie vegla e punës ose 

aksesori, kontrollojeni atë për dëmtime ose montoni 

një aksesor të padëmtuar. Pas kontrollit dhe montimit 

të një aksesori, qëndroni dhe poziciononi të tjerët 

larg nga plani i aksesorit rrotullues dhe përdoreni 

veglën e punës me shpejtësi maksimale pa ngarkesë 

për një minutë. 

Aksesorët e dëmtuar normalisht do të 

thuhen gjatë kohës së testimit.

h) 

Përdorni pajisje personale mbrojtëse

 

4

Në varësi 

të punës, përdorni mbrojtëse për fytyrën, syze ose 

maska sigurie. Sipas nevojës, mbani maska për 

pluhurat, mbrojtëse për dëgjimin, doreza dhe 

përparëse pune që mund të ndalojnë fragmentet e 

vogla gërryese ose të materialit të punës.

 Mbrojtëset 

e syve duhet të arrijnë të ndalojnë copëzat që fluturojnë 

të krijuara nga përdorimet e ndryshme. Maska e 

pluhurave ose respiratori duhet të arrijnë të filtrojnë 

grimcat e krijuara nga veprimi juaj. Ekspozimi i gjatë ndaj 

zhurmave me intensitet të lartë mund të shkaktojë 

humbje të dëgjimit.

i) 

Mbajini personat e tjerë larg në një distancë të 

sigurt nga zona e punës. Çdo person që hyn në 

zonën e punës duhet të veshë pajisje personale 

mbrojtëse. 

Fragmentet e materialit të punës ose të një 

aksesori të thyer mund të fluturojnë dhe të shkaktojnë 

lëndime jashtë zonës direkte të punës.

j) 

Mbajeni veglën e punës nga sipërfaqet e izoluara të 

kapjes, kur kryeni një veprim ku aksesori i prerjes 

mund të bjerë në kontakt me tela të fshehur ose 

kordonin e saj.

 Kontakti i aksesorit të prerjes me një tel 

elektrik do të bëjë që pjesët metalike të ekspozuara të 

veglës së punës të përcjellin energjinë elektrike dhe të 

shkaktojnë goditjen e operatorit.

k) 

Mbajeni gjithmonë pajisjen fort në duar gjatë fillimit.

 

Forca rrotulluese reaguese e motorit, kur arrin në 

shpejtësi të plotë, mund të shkaktojë dredhjen e pajisjes.

l) 

Përdorni kllapa për të mbështetur materialin e 

punës sa herë që është praktike. Mos mbani kurrë 

një material të vogë në një dorë dhe pajisjen në 

dorën tjetër kur është në punë.

 Kapja e një materiali të 

vogël ju lejon që të përdorni të dyja duart për të 

kontrolluar pajisjen. Materialet e rrumbullakëta si shufrat, 

gypat ose tubat kanë tendencën që të rrotullohen kur 

priten dhe mund të bëjnë që puntoja të përkulet ose të 

kërcejë drejt jush.

m) 

Vendoseni kordonin larg aksesorit rrotullues. 

Nëse 

humbni kontrollin, kordoni mund të pritet ose të ngecë 

dhe dora ose krahu juaj mund të tërhuiqet në aksesorin 

rrotullues.

n) 

Mos e lini kurrë poshtë veglën e punës deri sa 

aksesori të ndalojë plotësisht. 

Aksesori rrotullues 

mund të kapet në sipërfaqe dhe të bëjë që vegla e punës 

të dalë nga kontrolli.

o) 

Pas ndërrimit të puntove dhe përfundimit të çdo 

rregullimi, sigurohuni që dadoja tub, mandrina ose 

çdo pajisje tjetër për rregullimin të jenë të 

shtrënguara mirë.

 Pajisjet rregulluese të liruara mund të 

zhvendosen papritur duke shkaktuar humbje të kontrollit 

dhe pjesët rrotulluese të liruara mund të fluturojnë me 

forcë.

p) 

Mos e aktivizoni veglën e punës kur e transportoni 

ose e mbani në krah. 

Kontakti aksidental me aksesorin 

rrotullues mund të shkaktojë ngecjen në rroba, duke e 

tërhequr aksesorin drejt trupit.

q) 

Pastroni rregullisht vrimat e ajrimit të veglës së 

punës. 

Ventilatori i motorit tërheq pluhurat në kasë dhe 

grumbullimi i tepërt i metaleve në formë pluhuri mund të 

shkaktojë rrezik nga elektriciteti.

r) 

Mos e përdorni veglë e punës afër materialeve të 

djegshme. 

Shkëndijat mund t’i ndezin materialet.

s) 

Mos përdorni aksesorë që kërkojnë ftohës të 

lëngshëm. 

Përdorimi i ujit ose ftohësve të tjerë të 

lëngshëm mund të shkaktojë goditje ose shkarkesë 

elektrike.

2) GODITJA E KTHIMIT DHE PARALAJMËRIMET 

PËRKATËSE

•  Goditja e kthimit është një reagim i papritur nga kapja ose 

ngecja e një disku rrotullues, shiriti smerilues, furçe ose 

çdo aksesori tjetër. Kapja ose ngecja shkakton ndalimin 

e shpejtë të aksesorit rrotullues që si rezultat bë që vegla 

e punës jashtë kontrollit të lëvizë me forcë në drejtimin e 

kundërt me rrotullimin e aksesorit në pikën e bllokimit.

•  Për shembull, nëse një rrotë gërryese ngec ose kapet te 

materiali, ana e rrotës që futet në pikën e bllokimit mund 

të ngulet në sipërfaqen e materialit duke bërë që rrota të 

ngrihet ose të goditet. Rrota mund të kërcejë drejt ose 

larg nga përdoruesi, në varësi të drejtimit të lëvizjes së 

instruccionespdf.com
¿Tiene más preguntas?

¿No ha encontrado la solución a su problema en el manual o tiene otros problemas? Haga su pregunta en el siguiente formulario con una descripción detallada de su situación para que otras personas y expertos puedan responderla. Si sabe cómo resolver el problema de otra persona, ayúdele :)

Hacer una pregunta