Skil 1415LC - Manual de instrucciones - Página 28

Skil 1415LC Rectificadora – Manual de instrucciones en formato pdf, léalo en línea gratis. Esperamos que le ayude a resolver cualquier duda que pueda tener al utilizar el aparato.

Si aún tiene preguntas, escríbalas debajo del manual de instrucciones.

"Estamos cargando el manual" significa que debe esperar a que se cargue el archivo para poder leerlo en línea. Algunos manuales son muy pesados y el tiempo que tardan en aparecer depende de su velocidad de internet.
Página:
/ 47
Estamos cargando el manual
background image

169

rrotës në pikën e bllokimit. Rrotat gërryese mund të 

thyhen gjithashtu në këto kushte.

•  Goditja e kthimit është rezultat i keqpërdorimit të veglës 

së punës dhe/ose procedurave ose kushteve të 

papërshtatshme të funksionimit dhe mund të shmanget 

duke ndërmarrë masat paraprake të duhura si më 

poshtë.

a) 

Ruani një kapje të sigurtë të veglës së punës dhe 

pozicionojeni trupin dhe krahun që t’ju lejojnë t’u 

rezistoni forcave të goditjes së kthimit.

Përdoruesi 

mund t’i kontrollojë forcat e goditjes së kthimit në rast se 

merren masat paraprake të duhura.

b) 

Kini shumë kujdes kur punoni me cepat, anë të 

mprehta, etj. Shmangni kërcimin ose ngecjen e 

aksesorit. 

Cepat, anët e mprehta ose kërcimet kanë 

tendecën që të bllokojnë aksesorin rrotullues dhe të 

shkaktojnë humbjen e kontrollit ose goditjen e kthimit.

c) 

Mos vendosni një lamë sharre me dhëmbë të hollë

Lamat e tilla krijojnë goditje kthimi të shpeshta dhe 

humbje të kontrollit.

d) 

Futeni gjithmonë punton në material në të njëjtin 

drejtim siç del ana e prerjes nga materiali (që është i 

njëjti drejtim me hedhjen e ashklave).

 Përdorimi i 

pajisjes në drejtimin e gabuar bë që ana prerëse e puntos 

të ngjitet nga materiali dhe të tërheqë pajisjen në 

drejtimin e punës.

e) 

Kur përdorni sharra çeliku, disqe prerëse, prerëse 

me shpejtësi të lartë ose prerëse karbiti me 

tungsten, sigurojeni gjithmonë materialin me kllapa.

 

Këto disqe do të ngecin nëse përkulen pak në kanal dhe 

mund të shkaktojnë goditje të kthimit. Kur ngec një disk 

prerës, disku zakonisht do të thyhet. Kur sharra e çelikut, 

prerëset me shpejtësi të lartë ose prerësja e karbitit me 

tungsten ngecin, ato mund të kërcejnë nga kanali dhe 

mund të humbisni kontrolin e pajisjes.

3) PARALAJMËRIMET E SIGURISË SPECIFIKE PËR 

VEPRIMET E MPREHJES DHE TË PRERJES

a) 

Përdorni vetë llojet e disqeve që rekomandohen për 

veglën tuaj të punës dhe vetëm për veprimet e 

rekomanduara.

 Për shembull: Mos mprehni me anën e 

një disku për prerje. Disqet gërryese për prerje janë të 

projektuara për mprehje periferike; forcat anësore që 

veprojnë në këto disqe mund të shkaktojnë thyerjen e tyre.

b) 

Për kone dhe tapa gërryese me fileto përdorni vetë 

mandrina të padëmtuara të diskut me një fllanxhë 

anësore të paliruar me madhësi dhe gjatësi të saktë.

 

Mandrinat e sakta do të zvogëlojnë mundësinë e 

thyerjes.

c) 

Mos e sforconi diskun e prerjes dhe mos ushtroni 

forcë të tepërt. Mos u përpiqni të bëni një prerje me 

thellësi mjaft të madhe. 

Sforcimi i diskut rrit ngarkesën 

dhe mundësinë e përdredhjes ose ngecjes së diskut 

brenda në prerje si dhe mundësinë e goditjes së kthimit 

ose të thyerjes së diskut.

d) 

Mos e vendosni dorën në një drejtim dhe prapa 

diskut rrotullues. 

Kur disku, në pikën e veprimit, është 

duke u larguar nga dora juaj, një goditje kthimi e 

mundshme do të lëvizë diskun rrotullues dhe veglën e 

punës direkt te ju.

e) 

Kur disku ngec ose kur ndërprisni prerjen për një 

arsye të caktuar, fikeni veglën e punës dhe mbajeni 

veglën të palëvizur deri sa disku të ndalojë 

plotësisht. Mos u përpiqni kurrë të hiqni diskun e 

prerjes nga prerja kur disku është në lëvizje, në rast 

të kundërt mund të ndodhi një goditje kthimi. 

Kontrolloni dhe kryeni veprime korrigjuese për të 

eliminuar shkakun e bllokimit të diskut.

f) 

Mos rifilloni veprimin e prerjes në materialin e 

punës. Lëreni diskun të arrijë shpejtësinë 

maksimale dhe rifuteni me kujdes te prerja. 

Disku 

mund të ngecë, mund të dalë jashtë ose të kthehet prapa 

nëse vegla rindizet brenda në materialin e punës.

g) 

Mbështetini mirë panelet ose materialet shumë të 

mëdha për të minimizuar rrezikun e ngecjes ose të 

goditjes së kthimit të diskut. 

Materailet e mëdha kanë 

tendencën të epen nën peshën e tyre. Mbështetëset 

duhet të vendosen poshtë materailit të punës afër vijës 

së prerjes dhe anës së materialit në të dy krahët e diskut.

h) 

Kini shumë kujdes kur krijoni një prerje “xhep” në 

mure ekzistuese ose zona të tjera të panjohura. 

Disku që del mund të presë tubat e gazit ose ujit, telat 

elektrikë ose objekte që mund të shkaktojnë goditjen e 

kthimit.

4) PARALAJMËRIMET E SIGURISË SPECIFIKE PËR 

VEPRIMET E FËRKIMIT

a) 

Kini parasysh se fije të ashpra teli bien nga furça 

edhe gjatë veprimeve të zakonshme. Mos i sforconi 

telat duke ushtruar shumë ngarkesë te furça. 

Fijet e 

telit mund të depërtojnë me lehtësi në rroba dhe/ose 

lëkurë.

b) 

Lërini furçat që të punojnë me shpejtësinë e 

përdorimit për të paktën një minutë para se t’i 

përdorni. Gjatë kësaj kohe askush nuk duhet të 

qëndrojë para ose në drejtimin e furçës.

 Gjatë 

periudhës së punës do të hidhen qimet ose telat e liruar.

c) 

Drejtoni shkarkimin e furçës rrotulluese me tel larg 

nga vetja.

 Pjesë të vogla dhe fragmente të vogla të 

telave mund të hidhen me një shpejtësi të lartë gjatë 

përdorimit të këtyre furçave dhe mund të ngulen në 

lëkurë.

TË PËRGJITHSHME

•  Kjo pajisje nuk duhet të përdoret nga personat nën 

moshën 16 vjeç

•  Përdoreni këtë pajisje vetëm për veprime pa përdorimin e 

ujit

•  Shkëputni gjithmonë spinën nga burimi i energjisë 

para kryerjes së rregullimeve ose ndryshimeve të 

aksesorëve

AKSESORËT

•  SKIL mund të garantojë funksionimin pa probleme të 

veglës vetëm kur përdoren aksesorët origjinalë

•  Përdorni vetë aksesorët e rekomanduar nga SKIL

•  Për montimin/përdorimin e aksesorëve jo nga SKIL, 

ndiqni udhëzimet e prodhuesit përkatës

•  Përdorni vetëm aksesorë me një shpejtësi të lejuar që 

përshtatet të paktën me shpejtësinë më të lartë pa 

ngarkesë të pajisjes

•  Mos përdorni aksesorë të dëmtuar, të deformuar ose me 

dridhje

•  Manovrojini dhe ruajini me kujdes disqet mprehëse/

prerëse për të shmangur krisjet ose çarjet

•  Mbrojini aksesorët nga goditja, tronditja dhe grasoja

instruccionespdf.com
¿Tiene más preguntas?

¿No ha encontrado la solución a su problema en el manual o tiene otros problemas? Haga su pregunta en el siguiente formulario con una descripción detallada de su situación para que otras personas y expertos puedan responderla. Si sabe cómo resolver el problema de otra persona, ayúdele :)

Hacer una pregunta