Makita PLM4620N2 - Manual de instrucciones - Página 23

Makita PLM4620N2 Cortacésped – Manual de instrucciones en formato pdf, léalo en línea gratis. Esperamos que le ayude a resolver cualquier duda que pueda tener al utilizar el aparato.

Si aún tiene preguntas, escríbalas debajo del manual de instrucciones.

"Estamos cargando el manual" significa que debe esperar a que se cargue el archivo para poder leerlo en línea. Algunos manuales son muy pesados y el tiempo que tardan en aparecer depende de su velocidad de internet.
Página:
/ 48
Estamos cargando el manual
background image

204

10-1 PASTRUESI I AJRIT TË MOTORIT

KUJDES: 

Mos lejoni mbledhjen e papastërtive 

apo të pluhurit sa të bllokojnë elementin me shkumë të 
filtrit të ajrit.

Elementi i pastrimit të ajrit të motorit duhet të mirëmbahet 
(pastrohet) pas 25 orësh kositjeje normale. Elementi me 
shkumë duhet të mirëmbahet rregullisht nëse kositësja 
përdoret në kushte të thata dhe pluhuri. (referojuni 
MANUALIT TË PËRDORIMIT TË MOTORIT)

Për të PASTRUAR FILTRIN E AJRIT

1. Ngrini lidhësen mbi kapakun e filtrit. 

(Fig. 25A, 

Fig. 25B)

2. Hiqni kapakun e filtrit.
3. Pastrojeni elementin e filtrit në ujë me sapun. 

MOS 

PËRDORNI BENZINË!

4. Thajeni me ajër elementin e filtrit.
5. Hidhni disa pika vaji SAE30 në filtrin me shkumë dhe 

shtypeni mirë për të larguar vajin e tepër.

6. Riinstaloni filtrin.
7. Mbyllni kapakun e filtrit.

SHËNIM: 

Zëvendësojeni filtrin nëse është 

ngrënë, konsumuar, dëmtuar apo nëse nuk mund të 
pastrohet.

10-2 TEHU I PRERJES

KUJDES: 

Sigurohuni ta shkëputni dhe ta 

tokëzoni telin e kandelës përpara se të punoni mbi tehun 
e prerjes, për të parandaluar ndezjen aksidentale të 
motorit. Mbroni duart duke përdorur doreza të trasha apo 
stof të trashë për të kapur tehet e prerjes.
Anojeni kositësen siç përcaktohet në manualin e posaçëm 
të motorit. Hiqni bulonin heksagonal dhe rondelën që 
mbajnë tehun dhe grupin e tehut në boshtin e motorit. 
Hiqni tehun dhe grupin nga boshti.

VINI RE: 

Inspektoni kohë pas kohe grupin e tehut 

për plasaritje, sidomos nëse keni goditur sende të huaja. 
Ndërrojeni nëse është e nevojshme.
Për rezultate më të mira, tehu duhet të jetë i mprehtë. 
Tehu mund të rimprihet duke e hequr dhe duke e 
smeriluar apo limuar për të ruajtur sa më shumë mprehjen 
fillestare. Është tejet e rëndësishme që çdo anë e tehut të 
mprihet njësoj për të shmangur luhatjen në drejtpeshim. 
Nëse tehu nuk ka drejtpeshimin e duhur do të ketë dridhje 
të tepërta që shkaktojnë eventualisht dëmtimin e motorit 
dhe të kositëses. Sigurohuni ta drejtpeshoni siç duhet 
tehun pas mprehjes. Tehu mund të testohet për 
drejtpeshim duke e balancuar në kaçavidë me bosht të 
rrumbullakët. Hiqni metal nga ana e rëndë derisa të 
drejtpeshojë njësoj. 

(Fig. 26)

Përpara rimontimit të tehut dhe të grupit të tehut në 
pajisje, vajosni boshtin e motorit dhe sipërfaqen e 
brendshme të grupit të tehut me vaj të lehtë. Instaloni 
përshtatësin e tehut në bosht. Referojuni 

Fig. 26

Vendoseni tehun me numrin e detalit nga ana e kundërt e 
grupit. Drejtojeni rondelën mbi teh dhe futni bulonin 
heksagonal. Shtrëngojeni bulonin heksagonal me fuqinë e 
listuar më poshtë.

10-3 FUQIA E SHTRËNGIMIT TË TEHUT

Buloni qendror duhet të shtrëngohet me fuqi 35 - 45 Nm. 
Për të siguruar përdorim të sigurt të njësisë tuaj. TË 
GJITHË bulonat dhe dadot duhen kontrolluar herë pas 
herë për shtrëngimin e duhur. Pas përdorimi të gjatë, 
sidomos në kushte toke me rërë, tehet do të konsumohen 
dhe do të humbasin disi formën fillestare. Efikasiteti i 
prerjes do të bjerë dhe tehu duhet ndërruar.
Ndërrojeni vetëm me tehe zëvendësimi të miratuara nga 
fabrika. Dëmtimi i mundshëm nga tehu i padrejtpeshuar 
mirë nuk është përgjegjësi e prodhuesit.
Kur ta ndërroni tehun duhet të përdorni llojin origjinal të 
shënuar në teh (MAKITA 263001433 për PLM4120N; 
MAKITA 263001451 për PLM4620N2) (për të porositur 
tehun, kontaktoni me shitësin vendor ose telefononi 
kompaninë tonë).

VINI RE: 

Mos e prekni tehun gjatë rrotullimit.

10-4 MOTORI

Referojuni manualit të posaçëm të motorit për udhëzime 
të mirëmbajtjes së motorit.
Mirëmbani vajin e motorit sipas udhëzimeve në manualin 
e posaçëm të motorit të paketuar me pajisjen.
Lexoni dhe ndiqni udhëzimet me kujdes.
Në kushte normale pune mirëmbajeni pastruesin e ajrit 
sipas manualit të posaçëm të motorit. Pastrojeni çdo disa 
orë nëse punohet në kushte me shumë pluhur. 
Rendimenti i rënë dhe mbytja e motorit tregon se duhet 
mirëmbajtur pastruesi i ajrit.
Për të mirëmbajtur pastruesin e ajrit, referojuni manualit të 
posaçëm të motorit të paketuar me pajisjen.
Kandela duhet të pastrohet dhe marzhi të rivendoset një 
herë për seancë. Rekomandohet ndërrimi i kandelës në 
fillim të çdo stine kositjeje; kontrolloni manualin e motorit 
për llojin e duhur të kandelës dhe specifikimet e marzhit.
Pastrojeni motorin rregullisht me leckë apo furçë. Mbajeni 
pastër sistemin e ftohjes (zonën e fryrjes me ajër) për të 
lejuar qarkullimin e duhur të ajrit, gjë që është themelore 
për rendimentin dhe jetëgjatësinë e motorit. Sigurohuni të 
hiqni barin, papastërtitë dhe mbetjet e ndezshme nga 
zona e marmitës.

11. UDHËZIMET PËR RUAJTJEN 

(MBYLLJA E STINËS)

Duhen ndjekur hapat e mëposhtëm për të përgatitur 
kositësen e barit për ruajtje.
1. Pastroni serbatorin pas kositjes së fundit të stinës.

a) Zbrazni serbatorin me pompë thithëse.

instruccionespdf.com
¿Tiene más preguntas?

¿No ha encontrado la solución a su problema en el manual o tiene otros problemas? Haga su pregunta en el siguiente formulario con una descripción detallada de su situación para que otras personas y expertos puedan responderla. Si sabe cómo resolver el problema de otra persona, ayúdele :)

Hacer una pregunta