Makita PLM4620N - Manual de instrucciones - Página 18

Makita PLM4620N Cortacésped – Manual de instrucciones en formato pdf, léalo en línea gratis. Esperamos que le ayude a resolver cualquier duda que pueda tener al utilizar el aparato.

Si aún tiene preguntas, escríbalas debajo del manual de instrucciones.

"Estamos cargando el manual" significa que debe esperar a que se cargue el archivo para poder leerlo en línea. Algunos manuales son muy pesados y el tiempo que tardan en aparecer depende de su velocidad de internet.
Página:
/ 50
Estamos cargando el manual
background image

209

SHQIP

Shpjegim i pamjes së përgjithshme

VINI RE

Për sigurinë tuaj ju lutemi ta lexoni këtë manual para se të 
përdorni njësinë tuaj. Moszbatimi i udhëzimeve mund të 
shkaktojë lëndime të rënda personale. Kaloni pak kohë 
për tu familiarizuar me përdorimin e kositëses para 
përdorimit. Mbajeni këtë manual në një vend të sigurt, në 
mënyrë që informacioni të jetë kurdoherë i disponueshëm. 
Nëse ia jepni pajisjen një personi tjetër, jepini edhe 
udhëzimet e përdorimit dhe rregulloren e sigurisë.

Përdorimi i caktuar

Pajisja duhet të përdoret vetëm për funksionet e 
parashikuara. Çdo përdorim tjetër quhet keqpërdorim. 
Përdoruesi/operatori dhe jo prodhuesi do të quhen 
përgjegjës për dëmtime ose lëndime të shkaktuara si 
rezultat i kësaj.
Kositësi i barit me benzinë synohet të ketë përdorim privat 
d.m.th. pritet të përdoret në shtëpi dhe kopshtari.
Përdorimi privat i kositëses së barit i referohet një kohe 
përdorimi vjetore dhe i referohet një kohe përdorimi 
vjetore që zakonisht nuk kalon 50 orë pune, kohë gjatë së 
cilës makineria përdoret kryesisht për të mirëmbajtur 
lëndina të vogla, banimi dhe kopshte shtëpiake/për 
argëtim. Përjashtohet përdorimi nëpër ambiente publike, 
hapësira sportive dhe përdorime bujqësore/pyjore.
Ju lutemi të vini re se pajisjet tona nuk janë projektuar për 
përdorime tregtare, profesionale ose industriale. Garancia 
jonë bëhet e pavlefshme nëse makineria përdoret për 
qëllime tregtare, profesionale ose industriale apo për 
qëllime të barasvlershme.
Udhëzimet e përdorimit që jepen nga prodhuesi duhet të 
ruhen dhe të përdoren për t’u siguruar që kositësi i barit të 
përdoret dhe mirëmbahet si duhet. Udhëzimet përmbajnë 
informacion të vlefshëm për përdorimin, mirëmbajtjen dhe 
kryerjen e shërbimit.
E rëndësishme! Për shkak të rrezikut të lartë për lëndim 
trupor të përdoruesit, kositësi i barit nuk duhet të përdoret 
për krasitjen e shkurreve, gardheve ose gëmushave apo 
për të prerë bimësinë e lartë, çatitë ose ballkonet për të 
pastruar (thithur) ndotjen dhe mbetjet e vendkalimeve apo 
për të krasitur pemët apo gardhet. Për më tepër, kositësi i 
barit nuk duhet të përdoret si kultivues i motorizuar për të 
niveluar zona me lartësi si pirgjet e dheut.
Për arsye sigurie, kositësi i barit nuk duhet të përdoret si 
njësi drejtimi për vegla pune apo paketa veglash të asnjë 
lloji.

1. SIMBOLET E SHËNUARA MBI 

PRODUKT (në kapakun e 
pasmë)

1.

Doreza e sipërme 

2.

Doreza e kontrollit të ndalimit

3.

Leva e valvulës së shpejtësisë

4.

Doreza e ndezjes

5.

Udhëzuesi i litarit

6.

Mbledhësja e barit

7.

Leva e rregullimit të lartësisë

8.

Platforma

9.

Kandela

10. Tapa e karburantit

11. Tapa e vajit
12. Mbajtësja e kabllos
13. Çelësi i kyçjes
14. Shpejtësi e lartë
15. Shpejtësi e ulët

Lexoni manualin e përdorimit.

Mbajini larg kalimtarët.

Kushtojini më shumë kujdes duarve dhe 
këmbëve të përdoruesit për të shmangur 
lëndimet.

Avuj toksikë; Mos e përdorni brenda shtëpisë.

Karburanti është i ndezshëm, mbajeni larg 
zjarrit. Mos hidhni karburant me pajisjen 
ndezur.

Kur kositni, mbani syze dhe kufje për 
mbrojtjen e vetë përdoruesit.

Kur ta riparoni, hiqeni kandelën dhe në vijim 
riparojeni sipas manualit të përdorimit.

Kujdes: Motori i nxehtë.

Lëshoni dorezën çelës për të fikur 
motorin.

instruccionespdf.com
¿Tiene más preguntas?

¿No ha encontrado la solución a su problema en el manual o tiene otros problemas? Haga su pregunta en el siguiente formulario con una descripción detallada de su situación para que otras personas y expertos puedan responderla. Si sabe cómo resolver el problema de otra persona, ayúdele :)

Hacer una pregunta