Makita PLM4620N - Manual de instrucciones - Página 23

Makita PLM4620N Cortacésped – Manual de instrucciones en formato pdf, léalo en línea gratis. Esperamos que le ayude a resolver cualquier duda que pueda tener al utilizar el aparato.

Si aún tiene preguntas, escríbalas debajo del manual de instrucciones.

"Estamos cargando el manual" significa que debe esperar a que se cargue el archivo para poder leerlo en línea. Algunos manuales son muy pesados y el tiempo que tardan en aparecer depende de su velocidad de internet.
Página:
/ 50
Estamos cargando el manual
background image

214

Prerja e rekomanduar për kositje është 1/3 e gjatësisë së 
barit. Shpejtësia në terren do të duhet rregulluar në 
mënyrë që pjesët e prera të mund të shpërndahen 
njëtrajtshëm në fushë. Për prerje të rënda në bar të trashë 
mund të nevojitet përdorimi i një prej shpejtësive më të 
ngadalta për të pasur prerje me kositjen e duhur. Kur 
kositni bar me fije të gjata mund t’ju duhet ta prisni në dy 
kalime, duke e ulur tehun dhe 1/3 tjetër të gjatësisë së 
barit për prerjen e dytë dhe mbase dhe të prisni në motiv 
tjetër nga ai i përdorur në kalimin e parë.
Mbivendosja e prerjes në çdo kalim do të ndihmojë në 
pastrimin e copave të mbetura në fushë. Kositësja duhet 
të punohet gjithnjë në shpejtësi të plotë për të pasur 
prerjen më të mirë dhe për t’i mundësuar të kositë më me 
efikasitet. Pastroni pjesën e poshtme të platformës.
Sigurohuni të pastroni pjesën e poshtme të platformës 
prerëse pas çdo përdorimi për të shmangur mbledhjen e 
barit, çka do të parandalonte mulkimin e duhur. 
Kositja e gjetheve: Kositja e gjetheve mund të jetë 
gjithashtu e mirë për fushën. Kur kositni gjethe sigurohuni 
të jenë të thata dhe të mos jenë shumë të dendura mbi 
fushë. Mos prisni të bien të gjitha gjethet nga pemët 
përpara se të kositni.

VINI RE:

 Nëse godisni sende të huaja, ndalojeni 

motorin. Hiqeni telin nga kandela, inspektoni me kujdes 
kositësen për dëmtime të mundshme dhe riparojini 
dëmtimet përpara se të rindizni dhe të vini në punë 
kositësen. Dridhjet e tepërta të kositëses gjatë përdorimit 
janë tregues të dëmtimit të pajisjes. Pajisja duhet 
inspektuar në çast dhe duhet riparuar.

8-6 MBLEDHËSJA E BARIT

Zbrazni dhe pastroni trastën, sigurohuni që të jetë e 
pastër dhe që rrjeta të ajroset. 

(Fig. 23)

8-7 PLATFORMA

Pjesa e poshtme e platformës së kositëses duhet të 
pastrohet pas çdo përdorimi për të parandaluar mbledhjen 
e copave të barit, gjetheve, papastërtive apo materialeve 
të tjera. Nëse lejohen të mblidhen papastërtitë, do të 
krijohen kushte për ndryshkje dhe gërryerje dhe mund të 
pengohet mulkimi i duhur. Platforma mund të pastrohet 
duke e anuar kositësen dhe duke e pastruar me një vegël 
të posaçme (sigurohuni që keni hequr telin e kandelës).

8-8 UDHËZIMET PËR RREGULLIMIN E 

LARTËSISË

KUJDES: 

Mos i bëni kurrë rregullime kositëses 

së barit pa ndaluar më parë motorin dhe pa shkëputur 
telin e kandelës.

KUJDES: 

Përpara se të ndryshoni lartësinë e 

kositjes, ndalojeni kositësen dhe shkëputni kordonin e 
kandelës. Kositësja është e pajisur me levë qendrore të 
rregullimit të lartësisë me 5 nivele.
1. Ndalojeni kositësen dhe shkëputni kordonin e 

kandelës përpara se të ndryshoni lartësinë e prerjes 
së kositëses.

2. Leva qendrore e rregullimit të lartësisë ofron 5 nivele 

të ndryshme të lartësisë.

3. Për të ndryshuar lartësinë e prerjes, shtypeni levën 

rregulluese drejt rrotës, duke e lëvizur lart ose poshtë 
në lartësinë e dëshiruar.

(Fig. 24)

. Të gjitha rrotat do të 

jenë në të njëjtën lartësi prerjeje.

9. UDHËZIMET E 

MIRËMBAJTJES

KANDELA

Përdorni vetëm kandela origjinale për ndërrim. Për 
rezultate më të mira, zëvendësojeni kandelën çdo 100  
orë pune. (referojuni MANUALIT TË PËRDORIMIT TË 
MOTORIT)

FERROTAT

Kontrolloni dhe/ose ndërroni rregullisht ferrotat e motorit 
tek agjenti i shërbimit, vetëm pjesë origjinale mund të 
përdoren si pjesë këmbimi.

10. UDHËZIMET PËR VAJOSJEN

KUJDES: 

SHKËPUTENI KANDELËN PËRPARA 

VEPRIMEVE TË MIRËMBAJTJES.
1. RROTAT - Vajosini kushinetat e çdo rrote së paku një 

herë për seancë me vaj të lehtë.

2. MOTORI - Ndiqni manualin e motorit për udhëzime të 

vajosjes.

3. KONTROLLI I NDALIMIT-Vajosni me vaj të lehtë 

boshtet e rrotullimit në dorezën e kontrollit të ndalimit 
dhe kabllot të paktën një herë në çdo stinë. Kontrolli i 
ndalimit duhet të punojë në të dyja drejtimet.

11. PASTRIMI

KUJDES: 

Mos e lani motorin me ujë me zorrë. Uji 

mund të dëmtojë motorin ose të ndotë sistemin e 
karburantit.
1. Pastrojeni platformën me leckë të thatë.
2. Pastroni me zorrë nën platformë duke e anuar 

kositësen në mënyrë që kandela të jetë lart.

11-1 PASTRUESI I AJRIT TË MOTORIT

KUJDES: 

Mos lejoni mbledhjen e papastërtive 

apo të pluhurit sa të bllokojnë elementin me shkumë të 
filtrit të ajrit.

Elementi i pastrimit të ajrit të motorit duhet të mirëmbahet 
(pastrohet) pas 25 orësh kositjeje normale. Elementi me 
shkumë duhet të mirëmbahet rregullisht nëse kositësja 
përdoret në kushte të thata dhe pluhuri. (referojuni 
MANUALIT TË PËRDORIMIT TË MOTORIT)

Për të PASTRUAR FILTRIN E AJRIT

1. Për PLM4120N: Ngrini pykat sipër kapakut të filtrit.

Për PLM4620N: Hiqni vidat.

2. Hiqni kapakun.

instruccionespdf.com
¿Tiene más preguntas?

¿No ha encontrado la solución a su problema en el manual o tiene otros problemas? Haga su pregunta en el siguiente formulario con una descripción detallada de su situación para que otras personas y expertos puedan responderla. Si sabe cómo resolver el problema de otra persona, ayúdele :)

Hacer una pregunta