Makita PLM4630N2 - Manual de instrucciones - Página 23

Makita PLM4630N2 Cortacésped – Manual de instrucciones en formato pdf, léalo en línea gratis. Esperamos que le ayude a resolver cualquier duda que pueda tener al utilizar el aparato.

Si aún tiene preguntas, escríbalas debajo del manual de instrucciones.

"Estamos cargando el manual" significa que debe esperar a que se cargue el archivo para poder leerlo en línea. Algunos manuales son muy pesados y el tiempo que tardan en aparecer depende de su velocidad de internet.
Página:
/ 67
Estamos cargando el manual
background image

262

2. RREGULLA TË 

PËRGJITHSHME TË SIGURISË

VINI RE:

 Kur përdorni vegla me naftë, duhet të 

merrni masat paraprake të sigurisë, duke përfshirë të 
mëposhtmet, për të zvogëluar rrezikun e lëndimeve të 
rënda personale apo dëmtimin e pajisjes. Lexojini këto 
udhëzime përpara se ta vini në punë produktin dhe ruajini 
udhëzimet për referencë të mëvonshme.

VINI RE:

 Kjo pajisje prodhon fushë 

elektromagnetike gjatë punës. Në kushte të caktuara, 
fusha mund të interferojë me implantet aktive apo pasive 
mjekësore. Për të zvogëluar rrezikun e lëndimeve të 
rënda apo vdekjeprurëse, i këshillojmë personat me 
implante mjekësore të konsultohen me doktorin dhe 
prodhuesin e implantit mjekësor përpara se të punojnë 
me pajisjen.

Trajnimi

• Lexojini udhëzimet me kujdes. Familjarizohuni me 

komandat dhe me përdorimin e duhur të pajisjes.
Mësoni si ta ndaloni motorin shpejt.

• Përdoreni kositësen vetëm për qëllimin për të cilin 

është projektuar, pra, për prerjen dhe mbledhjen e 
barit. Çdo përdorim tjetër mund të jetë i rrezikshëm dhe 
i shkakton dëme makinës. Shembuj të përdorimit jo të 
saktë mund të përfshijnë, por nuk kufizohen me:

- transportimin e personave, fëmijëve ose kafshëve 

me këtë makineri;

- transportimin me anë të makinerisë;
- përdorimin e makinerisë për të tërhequr ose shtyrë 

ngarkesa;

- përdorimin e makinerisë për mbledhjen e gjetheve 

ose mbetjeve të ngurta;

- përdorimin e makinerisë për të krasitur gardhet 

dekoruese ose për të prerë bimësi të tjera përveç 
barit;

- përdorimin e makinerisë nga më shumë se një 

person;

- përdorimin e tehut në sipërfaqe të tjera përveç atyre 

me bar.

• Mos u lejoni kurrë fëmijëve apo personave që nuk i 

njohin këto udhëzime, të përdorin kositësen. Rregullat 
vendore mund të kufizojnë moshën e përdoruesit.

• Mos e përdorni kurrë kositësen:

- nëse keni njerëz pranë, sidomos fëmijë ose kafshë 

shtëpiake;

- nëse përdoruesi ka përdorur medikamente ose 

substanca që mund të ndikojnë në aftësinë e tij për 
të reaguar ose për t’u përqendruar.

• Kini parasysh se manovruesi apo përdoruesi është 

përgjegjës për aksidentet apo rreziqet që mund t’u 
ndodhin personave të tjerë apo pronës së tyre.

• Përdoruesit duhet të pajisen me trajnimin përkatës 

gjatë përdorimit, përshtatjes dhe funksionimit të 
makinerisë, duke përfshirë funksionimin e ndaluar.

Përgatitja

• Gjatë kositjes, vishni gjithnjë këpucët e duhura dhe 

pantallona të gjata. Mos e përdorni pajisjen kur jeni 
zbathur apo kur keni veshur sandale të hapura.

• Të kontrollohen imtësisht zonat ku do të përdoret 

pajisja dhe të largohen të gjitha objektet si gurë, lodra, 
shkopinj dhe tela, të cilat mund të vërtiten nga 
makineria.

• VINI RE - Nafta është tepër e ndezshme.

- ruajeni karburantin në kontejnerët e krijuar 

posaçërisht për këtë qëllim;

- rimbusheni me karburant vetëm në mjedise të 

jashtme dhe mos pini duhan gjatë rimbushjes;

- hidhni karburant përpara se të ndizni motorin. Mos e 

hiqni kurrë tapën e serbatorit dhe as mos hidhni 
naftë kur motori është në punë ose kur është i 
nxehtë;

- nëse derdhet nafta, mos u përpiqni ta ndizni 

motorin, por largojeni pajisjen nga zona e derdhjes 
dhe shmangni krijimin e burimeve të zjarrit derisa të 
jenë larguar avujt e naftës;

- vendosini me kujdes tapat e serbatorit dhe të 

kontejnerit.

• Zëvendësojini zhurmëmbytësit me defekt.
• Përpara përdorimit, inspektoni gjithnjë me sy për të 

parë nëse tehet, vidat e teheve dhe grupi i kositjes 
kanë shenja konsumi apo dëmtimi. Ndërrojini tehet e 
konsumuara apo të dëmtuara dhe bulonat e grupeve 
për të ruajtur drejtpeshimin.

• Të kontrollohet rregullisht për t’u siguruar që të gjithë 

bashkuesit dhe kontrollet e pranisë së përdoruesit të 
funksionojnë si duhet.

Përdorimi

• Mos e përdorni pajisjen në hapësira të mbyllura ku 

mund të mblidhen avujt e monoksidit të karbonit.

• Mos e përdorni makinerinë kur jeni të lodhur, të sëmurë 

apo nën ndikimin e alkoolit dhe lëndëve narkotike të 
tjera.

• Vini re! Mos e përdorni kositësin e barit kur ka rrezik 

për vetëtima.

• Rekomandohet që të kufizohet kohëzgjatja e përdorimit 

për të minimizuar rreziqet nga zhurma dhe dridhjet.

• Kini kujdes kur përdorni kositësin e barit në pjerrësi dhe 

pranë disniveleve, kanaleve apo argjinaturave.

• Kositni vetëm në dritë të diellit ose në dritë të mirë 

artificiale.

• Shmangni përdorimin e pajisjes në bar të lagur, kur të 

mundeni.

• Shkelni gjithnjë mirë në zona të pjerrëta.
• Ecni, mos vraponi asnjëherë.
• Për pajisjet rotative me rrota, kositni përgjatë ballinës 

së pjesëve të pjerrëta, asnjëherë lart e poshtë.

• Bëni kujdes të veçantë kur ndryshoni drejtimin në zonat 

e pjerrëta.

• Mos kositni në zona me pjerrësi shumë të madhe.
• Bëni kujdes të veçantë kur shkoni mbrapsht apo kur 

tërhiqni kositësen drejt vetes.

• Ndalojini tehet nëse kositësja duhet anuar për 

transportim kur kaloni në sipërfaqe ku nuk ka bar dhe 
kur e transferoni prej apo në zonën e kositjes.

instruccionespdf.com
¿Tiene más preguntas?

¿No ha encontrado la solución a su problema en el manual o tiene otros problemas? Haga su pregunta en el siguiente formulario con una descripción detallada de su situación para que otras personas y expertos puedan responderla. Si sabe cómo resolver el problema de otra persona, ayúdele :)

Hacer una pregunta